Shqiptari që fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij
Fshirësi i rrugëve që fitoi 168 milionë euro në EuroMillions në Belgjikë ka frikë për jetën e tij HLN Që...
Fshirësi i rrugëve që fitoi 168 milionë euro në EuroMillions në Belgjikë ka frikë për jetën e tij HLN Që...
Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi kon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi ndjeshëm në rez...
Nga Beogradi në Tiranë, mijëra të rinj po dalin në rrugë kundër korrupsionit, kushteve të dobëta në arsim, mun...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasoj...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Një ofertë e pretenduar prej 1 miliard dollarësh, në këmbim të ndalimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabis&eu...
Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të jetë i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e ardhshme të Serbisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos.
Ato theksuan se janë “veçanërisht të gatshme për bashkëpunim në lidhje me kriteret demokratike, një gjyqësor të pavarur dhe të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të mbajtura më 25 tetor, Lista Studentore i fitoi 52.54 për qind të votave, ndërsa Partia Progresive Serbe e Vuçiçit, 39,29 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.
Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiçit, i cili e pranoi humbjen qysh pas përfundimit të votimeve.
Kallas dhe Kos shtuan se “njohja e shpejtë e rezultateve zgjedhore nga pjesëmarrësit kryesorë në zgjedhje tregon përkushtim ndaj një procesi të qetë demokratik”.
“Konfirmimi zyrtar i rezultateve zgjedhore duhet të mundësojë një tranzicion të rregullt, si dhe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë pa vonesa, në mënyrë që të mund të fillojë trajtimi i sfidave kryesore me të cilat përballet Serbia”, thuhet në njoftim.
Ato nënvizuan se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të drejta, në përputhje me standardet ndërkombëtare, “janë parakusht për funksionimin e institucioneve demokratike dhe të domosdoshme që Serbia t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
BE-ja është në dijeni për gjetjet dhe përfundimet paraprake të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (IEOM), të përbërë nga përfaqësues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Parlamentit Evropian (PE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA).
“Në gjetjet e tij paraprake, IEOM-i vuri në dukje se përgatitjet për zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në mënyrë efikase, si dhe vlerësoi pozitivisht të gjitha fazat e ditës së zgjedhjeve në shumicën dërrmuese të vendvotimeve”, thanë ato.
IEOM-i theksoi se “mjedisi zgjedhor u cenua nga përparësitë e konsoliduara që gëzon partia në pushtet, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe anshmërinë e theksuar të raportimit mediatik në favor të partisë në pushtet, si dhe frikësimin dhe presionin ndaj votuesve, kandidatëve dhe shoqërisë civile, krahas pengimit të aktiviteteve të fushatës. Incidentet e raportuara të dhunës fizike shkaktuan shqetësim serioz”.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi gjatë natës së zgjedhjeve se deri në orën 20:00 kishte regjistruar më shumë se 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së votimit.
Edhe organizata Crta njoftoi atë natë se kishte regjistruar një numër të madh parregullsish individuale.
Sipas Crta-s, fotografimi i fletëvotimeve ishte vërejtur në 48 për qind të vendvotimeve. Përqindja më e lartë ishte regjistruar në Beograd, ku kjo dukuri ishte vërejtur në 79 për qind të vendvotimeve, e pasuar nga Vojvodina, me 58 për qind.
Gjithashtu, u bë e ditur se në 30 për qind të vendvotimeve kishte pasur mangësi në përdorimin e dritës ultravjollcë (UV).
Votimi pa dokumente të vlefshme ishte vërejtur në tetë për qind të vendvotimeve.
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me ...
Në zgjedhjet në Izrael nuk ka një fitues të qartë, sipas exit poll-eve të publikuara nga televizionet pas përfundimit të...
Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë prodhuar një rezultat të ngushtë, pa një shumicë të qartë qeverisëse. T...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, nëse ato zhvillohen në m&e...
Një ish-modele ka akuzuar Donald Trump për përdhunim, sipas një raporti që heton marrëdhënien e presidentit amerikan me Jeffr...
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive të...
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Izraelit ka arritur në 74.3% deri në orën 20:00 të së martës, duke shë...
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur nivele rekord, ndërsa sondazhet tregojnë se opozita e drejtuar nga Gadi Eisenkot ka një...
Autoritetet franceze kanë shpallur 45 komuna në departamentin jugor të Herault-së si zona të prekura nga fatkeqësitë natyrore...
Departamenti amerikan i Shtetit e përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve serbë në zgjedhjet parlamentare të...