Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t...
AKTUALITET

Kanabisi i zbuluar në tunele/ Procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së në Shkodër

P
Piranjat24 November 2026, 15:15 · 1 min lexim
Kanabisi i zbuluar në tunele/ Procedohen penalisht 5 punonjës të

Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, në vijim të hetimeve të operacionit të koduar “Labirinti”, ku policia zbuloi një ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike në fshatin Ganjollë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, punonjësit e proceduar janë J. D., 43 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, K. F., 42 vjeç, banues në Hot të Ri, L. H., 65 vjeç, banues në Gur të Zi, Gj. M., 53 vjeç, banues në Juban dhe D. D., 43 vjeç, banues në Kosmaç.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pas veprimeve hetimore të kryera nga Policia, në kuadër të operacionit ku u zbulua një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin e bimëve të dyshuara narkotike dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara një ditë më parë në dy objekte të nëndheshme, në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, në fshatin Ganjollë, shërbimet e Policisë sekuestruan 170 kilogramë lëndë narkotike, asgjësuan 2 600 bimë narkotike dhe arrestuan 10 persona.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.