Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç! Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p... Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme
AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj “Papagallit” në Greqi, shpallet në kërkim 48-vjeçari shqiptar nga Saranda

P
Piranjat24 November 2026, 14:12 · 3 min lexim
Zbardhet atentati ndaj “Papagallit” në Greqi, shpallet në

Autoritetet greke dyshojnë se Eduart Qendrothanasi ka marrë pjesë në atentatin ndaj Nikos Gavanozis. Policia e kishte shpallur më herët shqiptarin në kërkim edhe për një grabitje të armatosur në Mesinia.

Policia greke ka identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 52-vjeçarit Nikos Gavanozis, ngjarje që ndodhi më 10 tetor 2026 në Glifadha të Athinës.

Autoritetet kanë arrestuar një shtetas grek, 48 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim shqiptarin Eduart Qendrothanasi, i njohur edhe me emrin Stamatis Qendrothanasi, me origjinë nga Saranda.

Policia greke e kishte shpallur më herët në kërkim Qendrothanasin për një grabitje të armatosur, që ndodhi më 27 korrik 2023 në një pikë postare të kompanisë “ELTA” në Mesinia. Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, autoritetet greke dyshojnë se 48-vjeçari shqiptar ka marrë pjesë drejtpërdrejt në atentatin ndaj Gavanozis, ndërsa shtetasi grek dyshohet se ka ndihmuar autorët pas kryerjes së krimit.

Gjatë kontrolleve në disa ambiente, policia ka sekuestruar automjete, prova dixhitale dhe materiale të tjera që dyshon se lidhen me vrasjen.

Shtetasi grek, të cilin autoritetet e kishin akuzuar më parë për mbështetjen e veprimtarisë së një organizate kriminale, tashmë ndodhet në paraburgim.

Kush ishte Nikos Gavanozis?

Nikos Gavanozis, i njohur me nofkën “Papagalli”, figuronte prej vitesh në dosjet e policisë greke për çështje që lidheshin me krimin e organizuar, zhvatjen e bizneseve dhe përplasjet e dhunshme mes grupeve të tifozëve.

Në vitin 2015, Departamenti i Zhvatjes në Athinë arrestoi Gavanozisin si anëtar të dyshuar të njërit prej tre grupeve kriminale që ushtronin presion ndaj pronarëve të bizneseve.

Në atë operacion, policia arrestoi gjithsej 21 persona. Sipas aktakuzës, grupet u kërkonin pronarëve të bizneseve shuma parash nën pretekstin e ofrimit të mbrojtjes, ndërsa në skemë dyshohej se kishin përfshirë edhe oficerë policie.

Emri i Gavanozis doli gjithashtu në hetimet për disa episode dhune mes tifozëve të Panathinaikosit, në vitet 2018, 2021 dhe 2024.

Autoritetet greke e vunë për herë të fundit në paraburgim në korrik të vitit 2024, për përfshirjen e dyshuar në përplasjet mes tifozëve pranë stadiumit në Athinë.

Policia greke vijon kërkimet për Eduart Qendrothanasin, ndërsa raportimet e deritanishme nuk saktësojnë motivin e atentatit ndaj Gavanozis dhe as personat që mund të kenë porositur vrasjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.