Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
AKTUALITET

Pastruan 14 mln euro në shufra ari dhe pasuri të paluajtshme/ Antimafia italiane godet organizatën shqiptare të kokainës

Investime në pasuri të paluajtshme dhe shufra ari: kështu pastroheshin paratë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga shqiptarët në Itali, Holandë dhe Gjermani. Zbardhet...

P
Piranjat 5 November 2026, 20:24 · 3 min lexim
Pastruan 14 mln euro në shufra ari dhe pasuri të paluajtshme/

Investime në pasuri të paluajtshme dhe shufra ari: kështu pastroheshin paratë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga shqiptarët në Itali, Holandë dhe Gjermani. Zbardhet operacioni “Caveau 38”.

IL GIORNO

Dy kompani me seli në Milano dhe Lecco në Itali kanë përfunduar në shënjestrën e AntimafiasItaliane, të akuzuara për pastrimin e parave që dyshohet se vinin nga një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Organizata kriminale përbëhej pothuajse tërësisht nga shtetas shqiptarë, ndërsa paratë pastroheshin në Itali dhe më pas transferoheshin sërish në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një aktivitet kriminal me përmasa të mëdha financiare, i cili dyshohet se i ka siguruar organizatës më shumë se 14 milionë euro të ardhura. Dy kompanitë me seli në Lecco janë sekuestruar.

Operacioni “Caveau 38”

Operacioni, i koduar “Caveau 38”, u zhvillua nga Drejtoria e Antimafias së Milanos (DDA), në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Hetimet çuan në zbulimin e një “organizate kriminale”, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, e cila dyshohet se ishte përfshirë në një “trafik ndërkombëtar të kokainës me një sasi prej rreth 240 kilogramësh”, si dhe në grumbullimin dhe transferimin drejt Shqipërisë të shumave të parave cash që kalonin 14 milionë euro.

Guardia di Finanza (Policia Financiare italiane) ekzekutoi një masë urgjente të sekuestros parandaluese ndaj dy kompanive në Lecco, të cilat dyshohet se përdoreshin nga organizata kriminale shqiptare.

Si pastroheshin paratë e përfituara nga droga

Pastrimi i parave dyshohet se kryhej edhe nëpërmjet blerjes së shufrave të arit, me një peshë totale prej afro 8 kilogramësh.

Ari blihej në Itali përmes një kompanie që ushtronte aktivitet në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria. Edhe kjo kompani është vënë nën sekuestro.

Pas pastrimit të parave përmes aktiviteteve të tjera të ligjshme, shumat transferoheshin më pas drejt Shqipërisë.

Kompania e dytë e sekuestruar shërbente si një "kasafortë e grupit kriminal”, duke investuar paratë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Për kompanitë e sekuestruara është emëruar një administrator gjyqësor, i cili do të kujdeset për administrimin e tyre.

Në kuadër të këtij hetimi janë marrë zyrtarisht nën hetim 52 persona dhe dy kompani, për veprimtari të dyshuara kriminale të kryera gjatë periudhës 2019–2022.

Sipas hetuesve, organizata përdorte sisteme të komunikimit të enkriptuar për organizimin e transaksioneve të veçanta të drogës dhe të parave cash.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu:

- Mbi 1,5 milionë euro para të gatshme.

- Sasi kokaine, heroine dhe marihuane, me një peshë totale prej rreth 32 kilogramësh.

Ndërkohë, gjashtë persona u arrestuan në flagrancë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.