Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
AKTUALITET

Po kryente detyrën, mbi 10 policë rrethojnë dhe kërcënojnë gazetarin Osman Stafa

P
Piranjat 5 November 2026, 21:43 · 2 min lexim
Po kryente detyrën, mbi 10 policë rrethojnë dhe

Një tjetër rast intimidimi dhe force është përdorur nga policia e shtetit në protestën e ditës së sotme pranë Kryeministrisë, ku pre e efektivëve ka qenë gazetari Osman Stafa. Sipas denoncimit, gazetari Osman Stafa po filmonte momentin kur një qytetare po ndëshkohej me gjobë, kur një punonjës policie iu afrua dhe e pyeti se përse po filmonte. Pas përgjigjes se si gazetar kishte të drejtë të filmonte, ai pretendon se u kërcënua me shoqërim në komisariat.

Stafa tregon se më pas u rrethua nga 10-12 punonjës policie, disa me uniformë dhe të tjerë civilë, të cilët i kërkuan dokument identifikimi dhe e kapën nga krahët, duke i vendosur duart pas shpine.

Debati i gazetarit Osman Stafa me efektivin:

Osman Stafa: Do më shoqërosh ti në komisariat?!

Polici: Prezantohu! Do shoqërohesh ti.

Osman Stafa: Mos u përfshi mër burrë, të lutem!

Polici: Prezantohu!

Osman Stafa: Më erdhi zotëria më tha mos filmo dhe do shoqërohesh në komisariat. Do më shoqërosh në komisariat?!

Polici: Për 5 like?!

Osman Stafa: Ska të bëjë fare për like. Është për njerëzit, është puna ime. Hajde më shoqëro me ato kërcënimet për të shoqëruar! Dhe një herë mos më thuaj mua se ske të drejtë, filmoj ku të dua unë.

Polici: Nuk mund të më thuash mua më do qejfi!

Osman Stafa: Po more, filmoj ku të dua, mos më prek të lutem! Dhe unë jam gazetar, mos ma ngri zërin! Më njeh ti mua?! Hiqe more dorën çfarë po më bën more!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.