Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
AKTUALITET

Vrau mamanë me thikë në banesën e tyre në Itali, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit shqiptar

P
Piranjat 5 November 2026, 22:52 · 1 min lexim
Vrau mamanë me thikë në banesën e tyre në Itali,

Është zhvilluar në ambientet e spitalit, në repartin e psikiatrisë, seanca për vleftësimin e ndalimit të Eduart Xhanit, 21-vjeçarit me origjinë shqiptare, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Chiari, në provincën e Breshias.

I riu ndodhet i shtruar në spital, pasi iu nënshtrua vizitave nga specialistët në orët pas krimit. Ai u mor në pyetje nga gjyqtari i hetimeve paraprake në Gjykatën e Breshias, Mauro Ernesto Macca.

Përpara gjyqtarit, Xhani dyshohet se konfirmoi në thelb se kishte vrarë nënën e tij, ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët për karabinierët, të martën në mbrëmje. Megjithatë, ai shtoi se kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe para se të kryente krimin, por nuk kishte arritur. 
 
Sipas mediave italiane, përgjigjet që 21-vjeçari ka dhënë lidhur me arsyet që e çuan të vriste nënën e tij dyshohet se kanë qenë të paqarta dhe të çorientuara. Kjo bëri të nevojshëm transferimin e tij në spital, pasi fillimisht ishte dërguar në burgun Canton Mombello.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.