POLITIKE

Këlliçi: Prokuroria zero reagim për dhunën ndaj studentëve, policët dhe gjyqtarët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 18:39
Këlliçi: Prokuroria zero reagim për dhunën ndaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar prokurorinë dhe gjykatat për mungesë reagimi ndaj rasteve të dhunës së pretenduar policore gjatë protestave në Tiranë, ndërsa ka paralajmëruar se efektivët, drejtuesit e policisë, prokurorët dhe gjyqtarët që, sipas tij, kanë shkelur ligjin, do të mbajnë përgjegjësi.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, Këlliçi deklaroi se kreu i Prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk kanë reaguar ndaj denoncimeve për dhunë ndaj studentëve dhe qytetarëve.

Ai kritikoi gjithashtu vendimet e Gjykatës Penale të Tiranës ndaj protestuesve, duke pretenduar se disa prej tyre janë lënë në arrest shtëpie pa kryer vepra penale. Këlliçi përmendi gjyqtaren Sonila Voskopi, duke e cilësuar situatën si shtim të masave represive ndaj protestuesve.

‘Edhe kreu i prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela, që e kemi denoncuar disa herë, së bashku me prokurorin e përgjithshëm Olsian Çelën, të dy kanë zero reagim ndaj forcave të policisë së shtetit.

Kemi denoncuar me emër qoftë shefin e FNSH-së, qoftë policët që kanë rrahur barbarisht studentët dhe të rinjtë, qoftë strukturën që ka dhënë urdhër për t'i nxjerrë sytë një të riu 28 vjeçar, Erion Vishkullit, qoftë ata që kanë dhunuar, kanë thyer kockat e qytetarëve, ka zero reagim nga prokuroria e Tiranës, ka zero reagim nga prokurori i përgjithshëm.

Ndërkohë sot janë shtuar masat represive nga gjykata penale Tiranë, nga Sonila Voskopi, gjyqtarja që ka patur sot disa raste ku ka lënë me arrest shtëpie një pjesë të protestuesve paqësorë që nuk kanë kryer asnjë vepër penale në shesh.

Dhe të gjithë këta gjyqtarë, të gjithë prokurorët që po u bien në qafë studentëve, të gjithë gjyqtarët që po u bien në qafë studentëve, të gjithë forcat e policisë së shtetit, drejtuesit qoftë të FNSH-së, qoftë strukturave të tjera operacionale e tjerë e tjerë që do të evidentohen nga Partia Demokratike, jo vetëm do të diskreditohen publikisht dhe do të tregohen publikisht me emër, mbiemër, me funksion.

Të gjitha patjetër, është njoftuar edhe sot zyrtarisht nga selia e Partisë Demokratike, nga zoti Berisha që do të bëhen të gjitha publike, të gjitha rastet tona.

Mos harroni që ne që ditën e parë të protestës, domethënë të nesërmen e protestës, kemi depozituar kallëzimin e parë në SPAK, drejtuar, referuar ministrit të brendshëm, drejtorit të përgjithshëm të policisë, Skënder Hitës, dhe të gjithë shefave të komisariateve të Tiranës, dhe drejtorit të policisë Tiranë.

Kemi çuar tre shtesa kallëzimi në SPAK për aktet e dhunës dhe veprat penale ndaj të rinjve në emër të Partisë Demokratike të depozituara nga zonja Adriana Kalaja, si avokate dhe si kryetare e Gjykatës së Apelit në Partinë Demokratike, dhe kemi vijuar me denoncimin publik çdo ditë të çdo rasti që na ka ardhur.

Unë pak më parë kam denoncuar shefin e komisariatit numër 4 që ka dhunuar personalisht, fizikisht dhe verbalisht një qytetar të thjeshtë në rrugë, i cili më ka nisur një mesazh dhe e kam bërë publik.

Janë me qindra rastet që janë denoncuar nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të policisë së shtetit ku janë dhunuar të rinjtë, studentët dhe qytetarët e Tiranës. Të gjithë këta, ditën që ndërron pushteti do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe do të zhvishen nga uniforma e shtetit që e bëjnë me turp çdo ditë që e mbajnë.

Domethënë një moment mos harrojmë për Skënder Hitën e kam dhe një merak. I kemi bërë publike edhe rastin e vilave të tij, edhe katet që shton pa leje për vilat e tij private.’, tha ndër të tjera nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?