Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç!
Prokuroria e Lartë Publike në Nish ka urdhëruar arrestimin e anëtarit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vladimir Mandić, i cili

Prokuroria e Lartë Publike në Nish ka urdhëruar arrestimin e anëtarit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vladimir Mandić, i cili dyshohet se ka abuzuar me detyrën zyrtare në lidhje me zbatimin e një projekti të financuar nga Bashkimi Europian.
Sipas televizionit serb N1, Mandić nuk është gjetur në adresën e banimit, ndërsa nga lokalizimi i pajisjeve të tij celulare është konstatuar se ai ndodhet jashtë territorit të Serbisë.
Ai dyshohet se, në cilësinë e pronarit të kompanisë “Manco Plus”, ka shpërdoruar detyrën zyrtare gjatë zbatimit të projektit IPA mes Bullgarisë dhe Serbisë, i financuar nga Bashkimi Europian.
Vlera totale e projektit arrin në rreth 275 mijë euro.
Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet në apartamente dhe ambiente të tjera në disa lokacione, të cilat janë në pronësi të Mandić.
Lexo edhe
BOTA
Tamagotchi mbush 30 vjeç, lodra ikonike e viteve ’90 ka shitur mbi 100 milionë pajisje në botë

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve

Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat e tij

Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank

VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin mes Kolumbisë dhe Marokut

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare

Një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e Londrës, zbulohen 893 kilogramë kokainë

Dronët ukrainas shtrijnë konfliktin në Mesdhe, Libi, Rusi dhe Turqi në fokusin e luftës





