Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p... Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj...
AKTUALITET

Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët përdorën targa të falsifikuara

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe, disa orë më vonë, ndërroi jetë në spital edhe nipi i tij, Jakup Hasani. Autorët dyshohet se kishin organizuar me kujdes ekzekutimin, duke përdorur një automjet të vjedhur jashtë vendit, targa të dyshuara të falsifikuara […]

P
Piranjat24 November 2026, 12:17 · 3 min lexim
Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe, disa orë më vonë, ndërroi jetë në spital edhe nipi i tij, Jakup Hasani. Autorët dyshohet se kishin organizuar me kujdes ekzekutimin, duke përdorur një automjet të vjedhur jashtë vendit, targa të dyshuara të falsifikuara dhe armë zjarri me silenciator.

Sipas burimeve, në automjetin tip “Volvo”, i cili u gjet i djegur në fshatin Dërmenas pas atentatit, janë sekuestruar katër armë zjarri, tre prej të cilave të pajisura me silenciator. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu të dhëna për origjinën e automjetit. Mësohet se “Volvo” ishte marrë në Suedi dhe kishte hyrë në mënyrë të rregullt në territorin shqiptar nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës, në vitin 2023. Tre vite më parë, e njëjta makinë ishte denoncuar si e vjedhur në Suedi.

Edhe targat e përdorura nga autorët dyshohet se ishin të falsifikuara. Ato ishin prej materiali plastik dhe të mbivendosura, ndërsa dyshohet se ishin dubluar nga targat e një automjeti tjetër të së njëjtës markë, me qëllim që të dukeshin identike dhe të mos binin në sy gjatë lëvizjes. Sipas burimeve, në automjetin tip “Volvo” dyshohet se ndodheshin katër persona. Tre prej tyre mendohet të kenë zbritur nga makina dhe të jenë afruar pranë murit rrethues të banesës së Selami Hasanit, në momentin kur ky i fundit po punonte në oborr së bashku me nipin e tij, Jakup Hasanin.

Atentati ndodhi mëngjesin e së hënës, në oborrin e banesës së viktimës. Fillimisht mbeti i vrarë Selami Hasani, ndërsa nipi i tij u transportua në spital me tre plagë arme, dy në bark dhe një në nofull. Pavarësisht ndihmës mjekësore, Jakup Hasani ndërroi jetë disa orë më vonë.

 

Dyshimet për hakmarrje
Një prej pistave kryesore ku po përqendrohen hetimet është ajo e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës kriminale të Selami Hasanit, i njohur edhe si Sel Çami. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Në atë ngjarje, Hasani akuzohej se kishte siguruar armën dhe automjetin e përdorur për vrasjen e Julian Isufajt.

Selami Hasani kishte dalë nga burgu më 2 nëntor të këtij viti, vetëm pak kohë përpara se të ekzekutohej në oborrin e banesës së tij. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit të dyfishtë. Ndërkohë, të dhënat për automjetin, armët dhe mënyrën e organizimit të ngjarjes janë pjesë e hetimeve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.