Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p... Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar
SPORT

Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro

Real Madrid e ka me nxitim, kërkon të blindojë sa më shpejt një prej yjeve kryesor të ekipit, Jude Bellingham

P
Piranjat24 November 2026, 12:25 · 1 min lexim
Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e

Real Madrid e ka me nxitim, kërkon të blindojë sa më shpejt një prej yjeve kryesor të ekipit, Jude Bellingham. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë bërë gati një kontratë të re deri në vitin 2031, ndërkohë që kontrata aktuale i skadon në 2029. Në kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës për mesfushorin anglez pas tre viteve si protagonist absolut në Madrid. Aktualisht, Bellingham përfiton 15 milionë euro në sezon, ndërsa nga kontrata e re do të përfitojë afro 25 milionë euro, aq sa Vinicius jr, i cili është një nga lojtarët më të paguar në Madrid.

Sipas The Athletic, negociatat janë në një fazë të avancuar dhe mund të mbyllen brenda vitit. Kontrata e re ka si synim të përforcojë pozitat e Bellingham brenda dhomave të zhveshjes. I transferuar nga B.Dortmund në vitin 2023, për 100 milionë euro, mesfushori anglez vijon të bëjë liderin edhe me Jose Mourinhon në stol.

Bellingham është një pinjoll i Mourinho-s pasi i ka luajtur të gjithë ndeshjes si titullar që nga fillimi i këtij sezoni. Në 17 ndeshje, Bellingham ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 4 assiste.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.