“Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani
Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite e 9 muaj burg nga Gjykata Rajonale e Ingolstadtit në Gjermani

Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite e 9 muaj burg nga Gjykata Rajonale e Ingolstadtit në Gjermani, pasi është shpallur fajtor si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin dhe shitjen e kokainës.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, grupi dyshohet se kishte sjellë rreth 12 kilogramë kokainë në qytetin e Ingolstadtit, ku më pas e shpërndante dhe e shiste atë.
Gjykata e konsideroi 40-vjeçarin si drejtuesin e këtij rrjeti, duke i dhënë një dënim të rëndë me burg.
Sipas hetimeve, banda kishte sjellë në qytet një sasi prej rreth 12 kilogramësh kokainë, e cila më pas ishte hedhur në tregun e paligjshëm. Rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për aktivitetin e grupeve të organizuara të trafikut të drogës në këtë zonë të Gjermanisë.
Ndërkohë, çështja nuk konsiderohet e mbyllur, pasi javën e ardhshme pritet të nisë një tjetër proces gjyqësor për trafik droge në të njëjtin qytet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë

Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Artan Arsit?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet

14 të pushkatuar pa gjyq, krimi komunist në prag të çlirimit të Tiranës

Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenzimet e veta





