Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon në qeli
Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pas konfliktit fizik të ndodhur mes të burgosurve në burgun e Reçit në Shkodër. Sipas

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pas konfliktit fizik të ndodhur mes të burgosurve në burgun e Reçit në Shkodër.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026. Dy të dënuarit, S.O. dhe A.O., janë konfliktuar me një tjetër të dënuar, S.G., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S.O. është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, ndërsa A.O. është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, të kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomat e personave të përfshirë në konflikt, në qelinë e shtetasit S.O. është gjetur një aparat telefonik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e hetimeve.
Lexo edhe
BOTA
Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër

Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së

Zbulohet një nga depozitat më të mëdha të arit në botë, vlera e vlerësuar arrin në 83 miliardë dollarë

Samiti historik/ Putin flet për interesa të përbashkëta me SHBA-në dhe Kinën: Mund të kontribuojmë për paqen në Ukrainë

Trump, Xi dhe Putin në një takim historik trepalësh në Kinë, nis samiti në Shenzhen

Fronti pazakontë! Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët luftojnë në tubacionin e vjetër sovjetik të gazit

“Lava” radioaktive e Çernobilit, shkencëtarët zbulojnë sekrete të reja pas 40 vitesh! Çfarë fshihet brenda masës vdekjeprurëse

Hakerat godasin Komisionin Evropian, në rrezik të dhënat e mijëra punonjësve






