Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh mes bandave shqiptare në Spanjë/ Kush janë të rinjtë që u vranë në atentatet mafioze Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm! Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam...
KOSOVA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, mijëra persona mblidhen në Prishtinë

P
Piranjat27 September 2026, 22:54 · 2 min lexim
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, mijëra persona mblidhen

Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të 12-tën natë me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nën moton “Jo në emrin tim”.

Protesta ka nisur rreth orës 21:00 dhe është shoqëruar me mesazhe për drejtësi, si dhe me thirrje drejtuar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa lidhur me aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Tubimi u mbajt në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.

Protesta kundër aktgjykimit janë mbajtur gjatë ditës edhe në Shkup, ndërsa tubime të ngjashme janë zhvilluar në Melburn të Australisë, Oslo të Norvegjisë, Gjenevë të Zvicrës dhe qytete të tjera në mbarë botën.

Ndërkohë, tifo-grupet kanë protestuar më herët sot në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.