Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK
KOSOVA

I dogjën shtëpinë e prindërve, gazetari në Kosovë Vudi Xhymshiti poston pamjet: Nuk ndalem...

P
Piranjat28 September 2026, 14:39 · 3 min lexim
I dogjën shtëpinë e prindërve, gazetari në Kosovë

Gazetari nga Kosova Vudi Xhymshiti ka ragura me një postim në faqet e tij në rrjette sociale kur parqet shtëpinë e djegur një ditë më parë në Kosovë.
‘Kjo është shtëpia e prindërve të mi të ndjerë. Sot është e djegur përsëri’. Shkruan ai duke treguar edhe kronologjinë e djegjeve të shtëpisë së tij.

‘Në vitin 1999, këtë shtëpi e dogjën forcat serbe të regjimit të Millosheviçit, gjatë fushatës së dokumentuar të dëbimeve, vrasjeve dhe djegies së pronave shqiptare në Kosovë’.

‘Tash, dekada më vonë, dikush i ka vënë zjarrin përsëri. Për mua, ky sulm lidhet drejtpërdrejt me punën time si gazetar dhe me përpjekjen për të më frikësuar e heshtur’.

NË 1999 E DOGJËN FORCAT E MILLOSHEVIQIT. SOT, SHTËPISË SË PRINDËRVE TË MI IU VU ZJARRI PËRSËRI.

Kjo është shtëpia e prindërve të mi të ndjerë. Sot është e djegur përsëri.

Në vitin 1999, këtë shtëpi e dogjën forcat serbe të regjimit të Millosheviqit, gjatë fushatës së dokumentuar të dëbimeve, vrasjeve dhe djegies së pronave shqiptare në Kosovë.

Tash, dekada më vonë, dikush i ka vënë zjarrin përsëri. Për mua, ky sulm lidhet drejtpërdrejt me punën time si gazetar dhe me përpjekjen për të më frikësuar e heshtur.

Nuk do ta akuzoj pa prova askënd se ia ka vënë flakën shtëpisë. Por për klimën e urrejtjes dhe linçimit ndaj meje do t’i mbaj publikisht përgjegjës të gjithë ata që e kanë ushqyer urrejtjen ndaj meje: drejtues të veteranëve të luftës, përfshirë Hysni Gucatin, figura të larta të PDK-së, përfshirë Elmi Reçicën eksponentë të AAK-së si Dardan Krasniqi që nuk ka lënë thuajse prezantim televiziv pa e përmendur emrin tim me insinuata vrasëse ndaj meje, dhe secilin që ka shënjestruar emrin tim për shkak të punës sime si gazetarë.

Serbia dikur na digjte shtëpitë për të na dëbuar. Sot, kushdo që po e përdor zjarrin dhe frikën për ta heshtur një gazetar po e përdor të njëjtën gjuhë të terrorit.

Pyetja është shumë e thjeshtë: a kemi autoritete në Kosovë, dhe a do ta hetojnë këtë sulm siç duhet?

UNË NUK DO TË NDALEM.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.