Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta!
KOSOVA

Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

P
Piranjat29 September 2026, 12:12 · 4 min lexim
Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në

Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai ka sqaruar se këto identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër e Jabukë, në komunën e Zubin Potokut, dhe as me zhvillimet e fundit apo lokacionet e tjera të adresuara gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, të cilat tani ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore.

“Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Agron Limani, kryesues i Komisionit, kishte thënë një ditë më parë për KTV-në se bëhet fjalë për persona nga komunat e Klinës dhe Istogut.

Ky njoftim vjen pasi fillimisht u raportua nga media se dy personat e identifikuar ishin në mesin e atyre të gjetur në Zubin Potok, ku ende po vazhdon procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura gjatë verës në tri varreza masive në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë.

Pas konfirmimit të tri viktimave të para – Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut – autoritetet janë duke punuar për identifikimin e 20 viktimave të tjera të gjetura atje.

Mostrat e këtyre mbetjeve mortore janë dërguar për analiza të ADN-së në Hagë të Holandës, te Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Varrezat në Kalludër të Vogël dhe Jabukë u konfirmuan pas një procesi hetimor disamujor të institucioneve të Kosovës, që po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur edhe në territorin e Serbisë.

Aktualisht, institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, ku dyshohet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë lokacion janë identifikuar tri pika për vlerësim në terren, edhe në bazë të pamjeve satelitore.

Institucionet e Kosovës po kërkojnë nga Serbia edhe qasje në lokacione të tjera dhe të dhëna nga arkivat për personat e zhdukur.

Sipas Kushtrim Garës, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në territorin e Serbisë janë konfirmuar deri tani pesë varreza masive – Batajnica, Petrovo Sello, Peruçaci, Rudnica dhe Kizhevaku – ku janë gjetur më shumë se 950 viktima të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se, nëse këto pesë lokacione janë pjesë e një liste prej 16 varrezash masive të bërë publike në vitin 2001, atëherë mund të ketë edhe të paktën 11 lokacione të tjera në territorin e Serbisë.

Në Kosovë, ndërkohë, kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë në disa lokacione. Sipas Garës, janë zhvilluar ose planifikuar gërmime edhe në Skenderaj, Mitrovicë të Veriut, si dhe në rajonet e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës./ REL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.