Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK
KOSOVA

UÇK-ja bashkon politikën/ 99 deputetë pro deklaratës së përbashkët për ish-krerët e UÇK-së

P
Piranjat28 September 2026, 14:56 · 3 min lexim
UÇK-ja bashkon politikën/ 99 deputetë pro deklaratës

Çështja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë bashkoi partitë politike kosovare në Kuvend. 99 deputetë votuan pro një deklarate të përbashkët për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Seanca solli edhe zgjedhjen e Vlora Çitakut si nënkryetare të Kuvendit dhe sinjale të reja politike për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Çështja e 4 clirimtarëve të Kosovës në Hagë bashkoi politikën kosovare në Kuvend.

99 deputetë votuan pro një deklarate të përbashkët për aktgjykimin e Speciales në Hagë, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Deklarata e harmonizuar mes LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe grupit multietnik u lexua në seancë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në deklaratë, Kuvendi shpreh shqetësim të thellë për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së dhe kundërshton konstatimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal. 

Deputetët kërkojnë hartimin e një strategjie shtetërore me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike, ndërsa kundërshtojnë çdo përpjekje për të vënë në dyshim luftën çlirimtare të Kosovës.

Por seanca solli edhe zhvillime të tjera politike.

Me 95 vota pro, Vlora Çitaku e PDK-së u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, u betuan edhe deputetët e rinj të Vetëvendosjes, të cilët morën mandatet pas kalimit të deputetëve të mëparshëm në poste qeveritare.

Në përfundim, krahas deklaratës së përbashkët për Specialen, në Kuvend u dhanë edhe sinjale për një tjetër çështje të rëndësishme politike  zgjedhjen e Presidentit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha para seancës se partia e tij është e gatshme të diskutojë për Presidentin nëse kalon projektligji për Dhomat e Specializuara.

Një votim unanim që denon vendimin e hages për UÇK-në, zgjedhja e nënkryetares së Kuvendit dhe sinjalet për Presidentin e ardhshëm e bëjnë këtë seancë një pikë të rëndësishme të zhvillimeve politike në Kosovë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.