Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu...
KOSOVA

Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

P
Piranjat28 September 2026, 17:50 · 4 min lexim
Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e

Kuvendi i ri i Kosovës ka miratuar të hënën, në seancën e tij të parë plenare, një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Deputetët thanë se e konsiderojnë "si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal" të katërshes.

Në foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu lexoi deklaratën për të cilën ranë dakord Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca dhe Grupi Parlamentar Multietnik.

Çfarë thuhet në deklaratë?

Deklarata e 28 shtatorit u miratua me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Më vonë, Kuvendi zgjodhi nënkryetaren e tij nga radhët e PDK-së, Vlora Çitakun, dhe caktoi anëtarët e komisioneve parlamentare. Miratimi i deklaratës për Specialen u bë në kohën kur PDK-ja po propozon ndryshime në projektligjin e atyre që zyrtarisht njihen si Dhomat e Specializuara të Kosovës, pas dënimit me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit.

Projektligji i PDK-së, i propozuar javën e kaluar, kërkon që juridiksioni i Gjykatës Speciale të kufizohet te veprat penale të përmendura në një raport të vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili trajtonte, ndër të tjera, pretendimet për trafikim organesh pas luftës në Kosovë. Ai parasheh ndryshimin e periudhës kohore që mbulon Specialja: nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000, në periudhën nga 1 korriku i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2000.

PDK-ja propozon, gjithashtu, që ndëshkimi maksimal që do të mund ta shqiptonte Gjykata të jetë 15 vjet burgim.

Projektligji parasheh edhe që dënimet të ekzekutohen në Kosovë, dhe që personat e dënuar të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale. Mbështetje kësaj nisme i ka dhënë Aleanca, teksa LVV në pushtet tha se do të shqyrtojë fillimisht në aspektin juridik, ndërsa LDK ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë.

Më 16 shtator, Specialja dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 vjet burgim Rexhep Selimin. Pas shqiptimit të dënimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së në Hagë, u organizuan protesta për çdo natë në Prishtinë në kundërshtim të aktgjykimit.

Rezolutat e mëparshme

Në shkurt 2026, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë që u kërkon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë të garantojnë gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në përputhje me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare dhe duke respektuar të drejtat e të akuzuarve.

Rezoluta kërkonte gjithashtu transparencë dhe llogaridhënie, ndërsa konfirmoi zotimin e Kosovës për mbështetjen financiare të mbrojtjes së të akuzuarve. Po ashtu edhe në vitin 2016, Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përmes së cilës shprehu qëndrimin se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se vlerat e saj duhet të ruhen e të mbrohen. Përmes kësaj rezolute Kuvendi i Kosovës u kishte propozuar institucioneve kompetente që, në përputhje me ligjin për dhënien e dekoratave, t’i dekoronin për merita të veçanta komandantët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rezolutat e miratuara në Kuvend pasqyrojnë qëndrim dhe vullnet politik për një çështje, por pa një detyrim ligjor./REL

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.