KOSOVA

“Ka bërë gjithçka që të përqafonte djalin edhe njëherë”, avokatja e Arlindës: Nuk kam parë njeri më këmbëngulës, të birin ia mbante peng kunati

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 15:13
“Ka bërë gjithçka që të përqafonte djalin

Avokatja e Arlinda Sylaj Zekajt, Adelina Hoxha, ka folur në lidhje me vështirësitë që 49-vjeçar është përballur para se të vritej nga kunati i saj. 

Në një intervistë për "RTV 21", avokatja shprehet se krimi ishte i paralajmëruar, ndërsa shton se Arlinda kërkonte vetëm të takonte të birin, të cilin ish-bashkëshorti ia kishte larguar dhe nuk e lejonte ta shikonte. Sipas avokates, Albert Sylaj, autori i vrasjes, ia mbante peng djalin.  

"Detajet nuk jam në gjendje për t'i dhënë të gjitha. E kam marr në korrik Arlindën, edhe pse e kam njohur para, por si kliente e kam marr në korrik. Ajo ka paraqitur një karakter tepër të fortë, unë e konsideroj veten me karakter të fortë, por ajo, nuk kam takuar për 27 vjet përvojë pune, një grua aq këmbëngulëse, aq të fortë si ajo.  Ajo ka bërë gjithçka që të mundej të merrte djalin dhe ta përqafonte dhe një herë. 

Unë kërkoj që të mos merremi me emocionet, mos e trajtojmë si viktimë edhe pse është viktimë, po duhet t'i drejtohemi njëzëri si gra institucioneve. Në këtë rast, nuk dua të shfajësoj ata që kanë kryer krimin, por gjëja më kryesore është se vrasjen e kanë bërë institucionet. Një pjesë të dosjes ia kam kaluar një kolegut tim pasi kam marrë lajmin, por kam një mal provash që e vërtetojnë, neglizhencës, injorancën dhe keqpërdorimi ne detyrës zyrtare të një zinxhiri institucionesh që janë përgjegjës për vrasjen. 

Tre ditë më parë, kur ka hyrë në shtëpi, më ka thënë: 'Le të më vrasin sot, të paktën ta di që djalin e kam pranë, t'i ndjej aromën dhe njëherë' sepse nuk e ka lejuar i ati që ajo ta takonte.  

Ajo nuk ka kërkuar asgjë tjetër, vetëm të ishte me të birin. E vetmja mundësi që ta shikonte ishte në atë shtëpi, ku e mbante peng kunati i vete. Ai nuk ishte banor i asaj shtëpie. Në atë shtëpi, kunati ka shkuar pasi Arlinda vendosi të kthehej aty dhe prokurorja e dinte këtë por nuk e ka marrë guximin që ta kthente tek shtëpia e tij.  

Nga kryeprokurorja, tek prokurorët, hetuesit, policia, qendrës së punëve sociale, kryetarit të Komunës që i kam bërë ankesë për neglizhencë të detyrës dhe të zyrtarëve të tjerë, i kam bërë jo vetëm si avokate por me paralajmërimin se ai kishte për ta vrarë. Por asnjë veprim nuk është kryer."- tha avokatja. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?