Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale: S’jemi konsultuar

Zëdhënësi i Dhomave të Speclializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka folur për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Doyle ka thënë se Specialja nuk është konsultuar sa i përket ndryshimeve dhe ka thënë se si Gjykatë do të jenë të fokusuar për përmbushjen e detyrimeve të mandatit që kanë marrë, për procese të rregullta gjyqësore.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment.
Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle në një përgjigje për T7.
Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë më herët se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Lexo edhe
KOSOVA
Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës

Kosovë/ Arrestohet Valon Lluka, ish administratori i Aeroportit të Vlorës! Akuzohet për mashtrim

Zgjedhjet në Serbi/ Policia e Kosovës ndërpret tubimin parazgjedhor të Listës Serbe

Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Votimi 3 minuta pas mesnatës/ Ambasadori i BE në Kosovë uron presidenten e re: Mbështetja jonë e palëkundur! Pres me kënaqësi të bashkëpu...

Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?





