Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ është arrestuar sot nga Policia e Kosovës
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë se Lluka është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, deklaroi Shala, citon media kosovare.
Nuk dihet akoma nëse ndalimi i Llukës është bërë për llogari të akuzave që ka bërë Behgjet Pacolli ndaj tij apo per një çështje tjetër.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
7 Tetor17:19
Zgjedhjet në Serbi/ Policia e Kosovës ndërpret tubimin parazgjedhor të Listës Serbe
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veri...
KOSOVA
7 Tetor15:47
Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës
Ekonomistja dhe profesoresha Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në cere...
KOSOVA
7 Tetor13:57
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Special...
KOSOVA
7 Tetor13:17
Votimi 3 minuta pas mesnatës/ Ambasadori i BE në Kosovë uron presidenten e re: Mbështetja jonë e palëkundur! Pres me kënaqësi të bashkëpunojmë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...
KOSOVA
7 Tetor11:15
Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës ka marrë vëmendjen e agjencisë ndërkombëtare t&...
KOSOVA
7 Tetor08:43
Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme q&e...
KOSOVA
7 Tetor08:06
Kosova kthen në traditë presidentet gra! Pas Vjosa Osmanit dhe Atifete Jahjagës, Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik në Kosovë
Kosova ka tashmë një presidente të re. Pas muajsh vakance në postin e presidentit, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në kry...
KOSOVA
7 Tetor00:17
Parlamenti i Kosovës zgjedh presidenten e re të vendit. Kush është Justina Shiroka Pula
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente.
Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
KOSOVA
6 Tetor23:48
Miratohet Ligji i Speciales, deputetët e Kuvendit të Kosovës brohorasin: UÇK, UÇK
Kuvendi i Kosovëska miratuar projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
88 vota votuan për miratimin e...
KOSOVA
6 Tetor23:12
Hamza pranon ofertën e Kurtit, Eliza Hoxha kundërkandidate për presidente
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai drejton e pranon kandidaten e ...