KOSOVA

Protestat në Prishtinë/ Shqetësime për thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2026, 18:22
Protestat në Prishtinë/ Shqetësime për thirrjet për

Thirrjet në hapësirën online për djegien e ndërtesës së Kuvendit, rrahjen e protestuesve dhe etiketimet ndaj policëve i kanë shoqëruar protestat që u përshkallëzuan në dhunë më 5 tetor në Prishtinë.

Njohës të sigurisë dhe dezinformimit thonë se kjo gjuhë thellon ndarjet dhe rrezikon ta kthejë pakënaqësinë në dhunë.

“Me kall deri kuvend atje duhet flaka me i dal”, shkruan një komentues. Një tjetër kërkon që protestuesit që shajnë e shkaktojnë dëme të bëhen “per spital”.

Këto mesazhe janë pjesë e diskursit online rreth protestave në Kosovë, të cilat më 5 tetor u përshkallëzuan në përplasje mes protestuesve dhe policisë në Prishtinë. Nga përplasjet mbetën të lënduar persona nga të dyja anët, përfshirë edhe gazetarë që po ndiqnin ngjarjet.

Radio Evropa e Lirë i ka monitoruar disa prej hapësirave të komenteve kryesisht nëpër postime të mediave në rrjete sociale. Komentet shkruhen si nga profile reale, ashtu edhe nga profile anonime apo të dyshimta.

Në këto komente, krahas thirrjeve për djegien e ndërtesave të institucioneve publike, ka nxitje për rrahjen e protestuesve dhe etiketime ndaj policëve si fëmijë “të spiunëve” e “të tradhtarëve”. Thirrjet janë shpërndarë edhe nëpër faqe të Facebook-ut, të cilave nuk u dihet pronësia apo qëllimi.

Sipas njohësve të dezinformimit dhe sigurisë, kjo gjuhë rrezikon ta thellojë ndarjen shoqërore dhe ta legjitimojë dhunën si reagim të pranueshëm.

Bardh Dema, udhëheqës i verifikimit të fakteve në platformën Hibrid.info, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë monitorimit të zhvillimeve të fundit kanë identifikuar përmbajtje online që mund të interpretohen si nxitje për dhunë, përleshje fizike apo reagime agresive.

Ai argumenton se shprehja e pakënaqësisë, edhe kur është e ashpër, nuk përbën vetvetiu thirrje për dhunë dhe se qytetarët kanë të drejtë të kritikojnë institucionet, policinë, protestuesit, partitë politike apo individë të caktuar.

“Problemi fillon kur mesazhi kalon nga kritika te dehumanizimi, kërcënimi ose nxitja e drejtpërdrejtë apo e tërthortë për dhunë”, tha Dema për REL-in.

Protestat disa-javëshe kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së u përshkallëzuan më 5 tetor, pasi disa protestues kërkuan që projektligji, i miratuar po atë ditë në lexim të parë, të kalonte menjëherë edhe në lexim të dytë.

Ata bllokuan hyrjen e ndërtesës së Kuvendit, duke synuar të mos i lejonin deputetët të dilnin pa e votuar përfundimisht ligjin, sulmuan një deputet dhe disa zyrtarë publikë, si dhe hodhën shishe e mjete piroteknike drejt ndërtesës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, të paktën 20 policë, 12 protestues dhe një gazetar kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar të hënën gjatë protestës para Kuvendit. Kritika të shumta ka pasur nga PDK dhe figura tjera publike për, siç e vlerësojnë ata, dhunën joproporcionale të Policisë ndaj protestuesve. Në lidhje me këto akuza, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetim preeliminar.

Në një reagim publik, Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) ka thënë se protesta është mjet legjitim demokratik, por se kërcënimi, dhuna apo pengimi fizik i deputetëve cenon ushtrimin e lirë të mandatit të tyre. IDK u ka bërë thirrje krerëve politikë dhe organizatorëve të protestave që të marrin përgjegjësi dhe të kërkojnë që protestat të vazhdojnë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve.

Polarizimi mes “nesh” dhe “atyre”

Për Ramadan Ilazin, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), aktgjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve ishte nxitësi i menjëhershëm i protestave, por pakënaqësitë e protestuesve lidhen edhe me krizat e zgjatura politike, zgjedhjet e përsëritura dhe pasigurinë institucionale.

“Shoqëria është lodhur nga bllokadat, pasiguria dhe ndjenja se institucionet nuk po arrijnë të prodhojnë zgjidhje”, thotë ai për REL-in.

Në këtë klimë, të dy bashkëbiseduesit e shohin si shqetësues polarizimin që po krijohet si mes deputetëve, ashtu edhe në publik, ku njerëzit po ndahen në dy kampe: “ose je me UÇK-në, ose me Serbinë”.

Sipas Demës, kjo i vendos qytetarët përballë një zgjedhjeje artificiale, duke lënë jashtë qëndrimet kritike apo të ndërmjetme.

“Kemi parë përmbajtje që paraqesin në mënyrë të njëanshme zhvillimet e protestave dhe publikime që përdorin një gjuhë shumë të polarizuar ndaj njërës apo tjetrës palë. Në disa raste, përmbajtja shoqërohet edhe me thirrje për reagim, përballje apo ndëshkim të personave që paraqiten si kundërshtarë”, tha ai.

Sipas tij, duhet bërë dallimi mes kritikës legjitime dhe gjuhës që mund të kontribuojë në tensionimin e situatës. Ai thotë se personat publikë kanë të drejtë të kritikojnë institucionet apo protestuesit, por për shkak të ndikimit që kanë, mënyra se si i formulojnë mesazhet është veçanërisht e rëndësishme.

“Në një situatë të tensionuar, deklaratat që krijojnë ndarje të forta mes ‘nesh’ dhe ‘atyre’, apo që i paraqesin kundërshtarët si armiq, mund të kontribuojnë në polarizim dhe të ndikojnë në mënyrën se si publiku i percepton zhvillimet", tha Dema për REL.

Ndërkohë, Ilazi e lidh atë me ‘polarizimin afektiv’, ku kundërshtari politik trajtohet si kërcënim.

“Ato e mbyllin hapësirën për mendim të pavarur dhe e bëjnë çdo thirrje për përmbajtje, ose kompromis të duket si tradhti”, thotë Ilazi për formulime të tilla.

Dezinformimi në hapësirën online, ndërkaq, ka nisur që një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator. Një hulumtim i Hibrid.info, ka përmbledhur 20 raste të verifikuara në gjysmën e dytë të shtatorit, që përfshijnë lajme të rreme, deklarata të fabrikuara dhe përmbajtje të manipuluara me inteligjencë artificiale. Sipas platformës, këto përmbajtje tregojnë një prirje për të shfrytëzuar ndjeshmërinë publike rreth procesit gjyqësor në prodhimin e përmbajtjeve dezinformuese.

Si po shpërndahet thirrja për dhunë?

Sipas një hulumtimi të ekspertit të sigurisë kibernetike, Halil Berisha, një grup llogarish të dyshimta në Facebook ka shpërndarë në mënyrë të koordinuar mesazhe nxitëse para dhe pas zhvillimeve rreth vendimit të 16 shtatorit. Ai thotë se llogaritë përdornin emra shqiptarë, por ishin regjistruar si faqe “Musician/Band” dhe publikonin komente të njëjta ose shumë të ngjashme në postime të mediave dhe subjekteve politike, përfshirë thirrje për djegie institucionesh, përplasje dhe ndëshkim të kundërshtarëve.

Berisha thotë se intensiteti i këtyre mesazheve është rritur me afrimin e vendimit të Gjykatës Speciale dhe se modeli i veprimit tregon elemente të një fushate të koordinuar. Ai e krahason këtë mënyrë funksionimi me taktika të përdorura në operacione të njohura të ndikimit rus, por kjo lidhje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga REL-i.

Pas publikimit të hulumtimit, sipas Berishës, disa prej profileve të identifikuara janë mbyllur, ndërsa të tjera kanë ndryshuar emrat. Ai thotë se dy profile që kishin publikuar thirrje për djegie dhe paralajmërime për “luftë civile” janë mbyllur, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar identitetin e tyre në Facebook. Berisha e sheh këtë si tregues shtesë se profilet nuk kanë vepruar në mënyrë autentike.

Berisha i tha REL se ditëve te fundit është vërejtur një rritje e dukshme e thirrjeve dhe nxitjeve për dhunë në hapësirën online që shenjestrojnë institucione, deputetë, protestues dhe gazetarë, dhe variojnë nga thirrjet për djegie institucionesh e sulme fizike deri te kërcënimet për vrasje.

“Thirrjet për dhunë nuk janë vetëm ndaj njërës palë, por drejtohen ndaj të gjithëve, në mënyrë që të krijohet përplasje në rrjete sociale dhe, rrjedhimisht, të nxitet dhuna”, tha Berisha për REL-in.

Dema, megjithatë, vlerëson deri në këtë fazë, nuk do të ishte e saktë që të gjitha këto përmbajtje të karakterizohen si pjesë të një fushate të koordinuar.

“Ajo që mund të themi është se shohim sjellje të ngjashme dhe narrativa që përsëriten, ndërsa një pjesë e tyre më pas amplifikohen nga përdorues të tjerë”, tha ai.

Rreziku, sipas Demës, shtohet kur gjuha nxitëse shoqëron fotografi apo video të vjetra, të manipuluara ose jashtë kontekstit, të cilat mund të krijojnë përshtypje të rreme për veprimet e njërës palë.

Ai kërkon reagim institucional ndaj kërcënimeve konkrete dhe kujdes nga mediat që të mos u japin hapësirë përmbajtje të paverifikuara vetëm sepse janë virale.

Ilazi, ndërkaq, thekson se zemërimi publik dhe e drejta për protestë duhet të respektohen.

“Në të njëjtën kohë, dhuna dhe thirrjet për dhunë nuk mund të arsyetohen”, thotë ai.

Në Kosovë, thirrjet publike për dhunë, urrejtje apo përçarje mund të përbëjnë vepër penale, varësisht nga përmbajtja dhe pasojat e tyre. Kodi Penal parasheh dënime për nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, si dhe për nxitjen e personave të tjerë për të kryer vepra penale.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë nëse po i monitorojnë postimet dhe komentet në rrjete sociale që përmbajnë thirrje për dhunë, si dhe nëse kanë nisur ndonjë procedurë lidhur me to. Policia e Kosovës nuk dha detaje shtesë, përveçse tha se ka njësi, përfshirë ato hetimore dhe të inteligjencës, që trajtojnë informatat e pranuara nga qytetarët apo ato që identifikohen gjatë punës së tyre, kur përmbajnë elemente të veprave penale. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk është përgjigjur deri në momentin e publikimit.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime