Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro

Familjet e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Itali, kanë përfituar gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim, rreth 18 muaj pas tragjedisë.
Viktimat, të moshës 21 dhe 23-vjeçare, vdiqën më 30 maj 2025 në një aksident në autostradën A22, në veri të Italisë, në segmentin mes Chiusës dhe Bressanones. Ata ishin duke udhëtuar drejt vendit të punës kur ndodhi përplasja fatale.
Sipas raportimeve të mediave italiane, kompensimi është paguar nga kompania e sigurimeve të automjetit të kompanisë ku punonin dy të rinjtë, si dëmshpërblim për familjet e tyre pas humbjes së të afërmve.
Njëri nga të rinjtë ishte me prejardhje nga Malisheva, ndërsa tjetri nga Deçani. Të dy jetonin prej vitesh në zonën e Bolzanos dhe punonin në sektorin e ndërtimit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 të mëngjesit, derisa furgoni i kompanisë po udhëtonte nga Bolzano në drejtim të Brunicos, ku të rinjtë do të punonin në një kantier ndërtimi.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga mediat italiane, drejtuesi i furgonit po kthehej nga korsia e parakalimit në korsinë e zakonshme, kur përpara tij ndodhej një kolonë kamionësh që lëviznin ngadalë. Automjeti nuk arriti ta shmangte përplasjen dhe goditi pjesën e pasme të një kamioni me targa rumune.

Lexo edhe
KOSOVA
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur

EMRAT/ Burri vr*t gruan dhe vëllanë e saj, rëndë vëllai tjetër. Detaje të reja nga krimi në Gjilan

Të shtëna në Gjilan, humb jetën një grua dhe plagoset një person tjetër! Detajet e para

Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për Specialen: Po, ju kanë mashtruar

BE tjetër reagim: Ndryshimet në Ligjin për Specialen bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës





