Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
KOSOVA

Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për Specialen: Po, ju kanë mashtruar

P
Piranjat 8 October 2026, 19:42 · 3 min lexim
Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke rikthyer në vëmendje qëndrimin e LDK-së kundër kësaj nisme.

Në një reagim në Facebook, Abdixhiku tha se brenda më pak se 48 orësh është bërë e qartë, sipas tij, se ndryshimet ligjore nuk prodhojnë efektin juridik që u ishte premtuar qytetarëve.

“Po, ju kanë mashtruar! Dhe po, ua kemi thënë!”, shkroi Abdixhiku.

Ai argumentoi se LDK-ja kishte paralajmëruar që më 5 tetor, në Kuvend, për rreziqet juridike dhe politike të nismës. Sipas tij, në vend që të dëgjoheshin argumentet e partisë, LDK-ja u sulmua politikisht dhe u akuzua si kundërshtare e UÇK-së.

“Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim”, u shpreh ai.

Abdixhiku publikoi edhe qëndrimin zyrtar të LDK-së të mbajtur në Kuvend më 5 tetor, duke theksuar se partia kishte kërkuar që çështja të trajtohej me seriozitet juridik dhe në koordinim me aleatët.

Në qëndrimin e saj, LDK theksonte se lufta e UÇK-së është “e shenjtë”, por se ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund të zhbëjë një aktgjykim dhe as të anashkalojë Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.“Nuk mund t’u premtojmë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike”, thuhej në deklaratën e partisë.

LDK kishte paralajmëruar gjithashtu se dispozitat e reja mund të përballeshin me vlerësim kushtetues dhe se miratimi i tyre në Kuvend nuk garantonte automatikisht efektin juridik të pretenduar.

Pikërisht këtë qëndrim Abdixhiku e riktheu pas miratimit të projektligjit, duke shkruar se “nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien”.

“Nuk e dëgjuan atëherë, le ta lexojnë me vëmendje sot”, u shpreh kreu i LDK-së.

LDK-ja nuk mori pjesë në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa nisma u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.