Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, në takimin e parë mes tyre pas marrjes së detyrës së presidentes. Kurti deklaroi pas takimit se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë për përballimin e sfidave me të cilat përballet vendi.
Kjo ndërsa theksoi se pas një periudhe të gjatë të bllokadës politike nuk ka më kohë për të humbur.
“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim.
E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara”, deklaroiKurti.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, në një votim të zhvilluar në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës. Zgjedhja e saj u bë në fund të afatit kushtetues, i cili e përcaktonte 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e presidentit.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
8 Tetor08:56
Edit Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra
Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka...
KOSOVA
7 Tetor19:42
Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellës...
KOSOVA
7 Tetor18:57
Kurti: U harxhua shumë energji, tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të pre...
KOSOVA
7 Tetor18:06
Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale: S’jemi konsultuar
Zëdhënësi i Dhomave të Speclializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka folur për ndryshimet në Ligjin p&e...
KOSOVA
7 Tetor18:05
Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës
Rita Ora ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të Kosovës.
Këngëtarja me fam&...
KOSOVA
7 Tetor17:28
Kosovë/ Arrestohet Valon Lluka, ish administratori i Aeroportit të Vlorës! Akuzohet për mashtrim
Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ është arrestuar sot nga Policia...
KOSOVA
7 Tetor17:19
Zgjedhjet në Serbi/ Policia e Kosovës ndërpret tubimin parazgjedhor të Listës Serbe
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veri...
KOSOVA
7 Tetor15:47
Profesoresha Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës
Ekonomistja dhe profesoresha Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në cere...
KOSOVA
7 Tetor13:57
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Special...
KOSOVA
7 Tetor13:17
Votimi 3 minuta pas mesnatës/ Ambasadori i BE në Kosovë uron presidenten e re: Mbështetja jonë e palëkundur! Pres me kënaqësi të bashkëpunojmë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...