Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e krimit të dyfishtë që ndodhi më 9 tetor në Gjilan të Kosovës, ku biznesmeni Valon Ramushi, vrau gruan e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bogujevci. Sipas dokumenteve të gjykatës, gjithçka ndodhi rreth orës 14:21, pas një mosmarrëveshjeje, motivet e së cilës ende nuk janë bërë të qarta.
Fillimisht, Valon Ramushi ishte nisur së bashku me bashkëshorten drejt fshatit Pozheran, në komunën e Vitisë, ku banonte familja e saj. Çifti u kthye më pas në drejtim të Gjilanit, ndërsa pas tyre u nisën me një automjet tip “Opel Combo” Egzon Bogujevci dhe dy familjarë të tjerë, të identifikuar me inicialet M.B. dhe R.B., me qëllim që të bisedonin për konfliktin. Në hyrje të fshatit Livoç i Ultë, tre familjarët parakaluan automjetin “Volksëagen Tiguan”, që drejtohej nga Ramushi, dhe ndaluan për ta pritur. Por ky i fundit vijoi udhëtimin në drejtim të Gjilanit.
Pikërisht gjatë rrugës, sipas dosjes gjyqësore, Ramushi nxori një pistoletë të tipit “Beretta” dhe qëlloi nga afër bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit. Nafije Bogujevci humbi jetën brenda automjetit. Pas vrasjes së bashkëshortes, i dyshuari ndryshoi drejtim dhe u kthye në hyrje të Livoçit të Ultë, ku ndodheshin tre familjarët e saj. Ai ndaloi automjetin pas tyre, doli me armë në dorë dhe, sipas dosjes, iu drejtua me fjalët: “Unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”.
Menjëherë pas kësaj, ai hapi zjarr në drejtim të tre personave. R.B. arriti të largohej pa u qëlluar, ndërsa M.B. mbeti i plagosur, por mundi të strehohej në oborrin e një banese. Ndërkohë, Egzon Bogujevci nuk arriti të shpëtonte. Sipas përshkrimit të ngjarjes në dosjen gjyqësore, Ramushi qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.Pas dy vrasjeve, i dyshuari u largua me automjetin “Volksëagen Tiguan”, brenda të cilit ndodhej trupi i bashkëshortes. Ai e çoi makinën në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, pranë hyrjes së urgjencës, dhe e la aty. Më pas u paraqit në polici dhe u dorëzua.
Dosja gjyqësore përshkruan dy episode të njëpasnjëshme të përdorimit të armës së zjarrit, të cilat përfunduan me vdekjen e Nafije Bogujevcit dhe Egzon Bogujevcit, si dhe plagosjen e një familjari tjetër. Pavarësisht detajeve të zbardhura mbi mënyrën se si ndodhi krimi, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi mosmarrëveshjen mes bashkëshortëve dhe çfarë ndodhi përpara se konflikti të përfundonte në një tragjedi të dyfishtë.
Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Ramushin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
12 Tetor16:40
Daçiç provokon sërish për Kosovën: Flamuri serb do të valëvitet përsëri në Prizren
Ministri i Brendshëm serb dhe zv.kryeministri, Ivica Daçiç, ka bërë sërish deklarata për Kosovën gjatë një...
KOSOVA
12 Tetor09:51
Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyri...
KOSOVA
11 Tetor22:01
Tronditet Kosova/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosov&...
KOSOVA
11 Tetor09:45
Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e Vuçiçit dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiçit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequ...
KOSOVA
10 Tetor23:35
Joseph kritikon BE për reagimin ndaj Kosovës: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiçin
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republik&...
KOSOVA
10 Tetor21:20
Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish...
KOSOVA
10 Tetor16:24
VIDEO/ Shqiptari kapet duke transportuar ilegalisht gjarpërinj
Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të...
KOSOVA
10 Tetor12:38
Krimi në Gjilan/ Policia bastis shtëpinë e 38-vjeçarit që vrau bashkëshorten dhe kunatin: Iu gjetën armë dhe municione luftarake
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe pronat e 38-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait t&e...
KOSOVA
10 Tetor11:23
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen ...
KOSOVA
9 Tetor22:33
Sekretarja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikë...