Daçiç provokon sërish për Kosovën: Flamuri serb do të valëvitet përsëri në Prizren

Ministri i Brendshëm serb dhe zv.kryeministri, Ivica Daçiç, ka bërë sërish deklarata për Kosovën gjatë një tubimi elektoral në Beograd. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ai ka pretenduar Prizreni ka qenë kryeqyteti i i Serbisë. Ai foli edhe për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen nga Rusia dhe Kina dhe synimin e tij për të kandiduar për president.
Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe ka përsëritur deklaratat për Prizrenin, duke këmbëngulur se Serbia nuk do të heqë dorë nga pretendimet e saj politike ndaj Kosovës. Duke iu përgjigjur kritikave që i kishte bërë ish-ministri gjerman Michael Roth, Daçiç deklaroi se nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij.
Ai cilësoi Kosovën dhe Metohinë si pjesë të pandashme të Serbisë dhe deklaroi se vendi i tij nuk mund të shkëputet nga kjo çështje. Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç vlerësoi gjithashtu figurën e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, të cilit i atribuoi rikthimin e krenarisë kombëtare serbe.
“Si guxon Daçiç të thotë diçka të tillë? Epo, unë guxoj! Ne jemi ndryshe nga të tjerët. Guxojmë, sepse kështu mendojmë dhe sepse Kosovën e Metohinë i kemi mbrojtur me luftë. Nuk ka pse të ndodhë nesër, por do të ndodhë ashtu siç kemi bërë edhe më parë. Unë ndihmova më shumë se 20 vende të tërheqin njohjen e tyre për pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë. Nëse ne jemi faktor, do të vazhdojmë me atë politikë”, deklaroi politikani serb, duke përsëritur qëndrimin e tij për të ardhmen e Kosovës.
Lexo edhe
KOSOVA
Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Tronditet Kosova/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e Vuçiçit dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë

Joseph kritikon BE për reagimin ndaj Kosovës: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiçin

Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë

VIDEO/ Shqiptari kapet duke transportuar ilegalisht gjarpërinj

Krimi në Gjilan/ Policia bastis shtëpinë e 38-vjeçarit që vrau bashkëshorten dhe kunatin: Iu gjetën armë dhe municione luftarake

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?




