Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
POLITIKE

“Kudo ku ka protestë ka arsye për të reflektuar"/ Rama: Në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

P
Piranjat10 November 2026, 19:07 · 2 min lexim
“Kudo ku ka protestë ka arsye për të reflektuar"/

Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Paqes, gjatë deklaratave mbi protestat në Shqipëri të cilat nisën prej muajit qershor e deri më tani në përshkallëzimin e revoltave studentore, citoi se sfondi i protestave mbetet kompleks. Ai e lidhi situatën aktuale të Shqipërisë me një tenxhere që zien gjithçka, përfshirë mjedisin, gjepurat anti-semite, partitë e opozitës e deri tek iluzionet e ANTIFA-s.

Për protestën Rama pohoi se ajo duhet trajtuar në disa mënyra ndërsa tha se nga masat e marra për buxhetin e ri do të thjeshtësohet edhe kostoja e jetesës. Kryeministri e krahasoi rastin me situatën aktuale në Francë ku është miratuar edhe rritja e pagave, pavarësisht se ai i cilësoi tubimet francezë të ndryshme nga të Shqipërisë. 

“Mendoj se kurdo e kudo ka një protestë, ka arsye mbi të cilat duhet reflektuar në përpjekje për të gjetur çfarë ka në sfond. Sfondi i kësaj proteste është mjaft komplekse. Është si një tenxhere ku zien gjithçka. Nga shqetësimi për mjedisin, gjepura anti-semite të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, si republika Khomeiniste e Iranit, parti të mëdha e të vogla të opozitës që fshihen pas, iluzionet e ANTIFA-s, por edhe njerëz që kanë shqetësimet e tyre për kostot e jetesës e deri te njerëz të sjellë nga krimi i organizuar. Është një gjë tejet komplekse, që nuk duhet trajtuar në një mënyrë, por në disa mënyra.

Buxheti i ri përmes masave të mara do e lirojë pak presionin e kostos së jetesës. E shoh, sepse e shoh edhe në Francë sesa komplekse është, pavarësisht se konteksti është ndryshe”, tha Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.