“Kufiri i Ukrainës është këtu!” Putin pret emisarët e Trump: Europa të vendosë për luftë ose paqe

Pas Abu Dabit, ofensiva diplomatike u zhvendos në Kremlin. Të dërguarit specialë të presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Uitkof dhe Xhared Kushner, shtrënguan duart me liderin e Rusisë, Vladimir Putin, përpara se të bisedonin për fundin e luftës në Ukrainë.
Në mes të Kremlinit, në tryezën e rrumbullakët, hartat u nxorën, por nga presidenti rus që po kërkon të caktojë kufirin.
“Sa i përket qëndrueshmërisë, përsosmërisë dhe besueshmërisë së paqes, edhe ne do të dëshironim që kjo paqe të ishte e përjetshme. E dimë se të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, kanë qëndrime të ndryshme për çështjen e territoreve. E dimë se pala ukrainase ngre çështjen e të ashtuquajturave ‘zona gri’.
Dhe kjo, siç e kam thënë tashmë, do të mbetet gjithmonë një pikë mosmarrëveshjeje. Për ne ekziston vetëm një vijë demarkacioni: kufiri shtetëror”, deklaroi Putin.
Megjithatë për Putinin, kufiri rus përfshin 30% të territorit të Ukrainës, që aktualisht është nën pushtim dhe i aneksuar. Nga ana tjetër, në tryezë u përmendën edhe europianët.
“Çfarë dëgjojmë prej europianëve? Se sapo të nënshkruhet një marrëveshje paqeje, ata do të vendosin menjëherë trupa në Ukrainë. Ne kemi folur tashmë për këtë: ky është një objektiv legjitim për ne, kështu që lufta do të rifillojë menjëherë. Ne do të donim shumë që ju, zotërinj të nderuar, dhe administrata amerikane në tërësi të punoni me aleatët tuaj europianë në mënyrë që ata më në fund të vendosin nëse duan paqe apo luftë në Ukrainë”, theksoi Putin.
Lexo edhe
BOTA
Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, raportohet për viktima

Skandali trondit gjigantin amerikan Nvidia, Jensen Huang jep dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë

Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

Goditet me raketë një cisternë në Gjirin Persik, disa anëtarë të ekuipazhit të plagosur

Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën

Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Business

Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro

Sërish alarm për bomba në mijëra shkolla në Itali, email-e kërcënuese drejtuar drejtorëve





