Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licencimin... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës...
KOSOVA

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

P
Piranjat25 November 2026, 21:58 · 2 min lexim
Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi

Brukseli zyrtar ka dhënë sinjale të qarta pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Qeveria e Kosovës kanë iniciuar hartimin e një Ligji të ri për Gjykatën Speciale në Hagë.

Bashkimi Evropian po e përcjell me vëmendje këtë nismë, e cila synon të mbështetet në tekstin e ligjit që u miratua në dy lexime gjatë muajit tetor. Në një reagim për Gazetën Express, një zëdhënës i BE-së ka bërë të ditur se Brukseli pret që të përfshihet në konsultime para se të ndërmerret çfarëdo hapi që prek legjislacionin e Dhomave të Specializuara.

Duke rikujtuar se kjo gjykatë është krijuar me vendim të Kuvendit dhe është e sanksionuar me Kushtetutë, zyrtari evropian ka kërkuar që puna e saj të mos cenohet.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht dhe pa asnjë rezervë”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

Në këtë kontekst, Brukseli ka sjellë në vëmendje edhe zotimet e marra përmes shkëmbimit të letrave në vitin 2014 ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, duke nënvizuar nevojën e bashkërendimit institucional.

“Ne presim që të konsultohemi për çdo iniciativë të re që ndryshon legjislacionin”, thuhet më tej në përgjigjen e tij.

Në fund, nga Bashkimi Evropian është ripërsëritur se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore — me theks të veçantë te të drejtat e viktimave dhe dëshmitarëve — mbeten prioritet absolut që nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

 

/GazetaSinjali/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.