Marta Kos nesër në Kuvend, negociatat e Shqipërisë me BE-në në fokus të takimit me deputetët

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, do të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fokus do të jetë procesi i negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve të këtij këshilli, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.
Sipas njoftimit të Kuvendit, pas fjalëve përshëndetëse të përfaqësuesve, takimi do të vijojë me diskutime nga përfaqësues të grupeve të interesit dhe komisioneve parlamentare, të cilët do të ndajnë qëndrimet e tyre mbi ecurinë dhe sfidat e procesit të negociatave.
Në vijim, diskutimeve do t’u bashkohen edhe përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pikëpamjet e tyre lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Fjala përmbyllëse do t’i takojë Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.
Lexo edhe
KOSOVA
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Caktohet një muaj paraburgim ndaj vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve të përfshirë

Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

“Nuk ndihem fajtore, dihet kush e ka kryer”, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt del me pranga nga gjykata

Video/ Si ndodhi vrasja në Suharekë para syve të bashkëshortes

Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare

DOSJA E FRIKSHME/ Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vrasjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për zbulimin e bashkëpunimit

“Po t’i llogaritej paraburgimi, do të ishte liruar”, avokatët e Thaçit paralajmërojnë apel në Hagë





