Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
KOSOVA

“Është urgjente”, Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën në Samitin në Bruksel

P
Piranjat25 November 2026, 17:50 · 2 min lexim
“Është urgjente”, Kurti kërkon statusin e vendit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka pohuar se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar se ky proces është vonuar prej kohësh.

Ai shtoi se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet për zgjerimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për ti dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës.

“Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit.

Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit. 

Statusi i vendit kandidat jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por është edhe çështje urgjente. Çdo muaj ka zgjedhje në kontinentin tonë dhe çdo gjë ka rëndësi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës, sepse e meritojmë”, tha Kurti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.