Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Protestat/ Abilekaj: Rama i vendosur ta realizojë investimin në Zvërnec, edhe nëse s’i plotëson kushtet ligjore

P
Piranjat 5 November 2026, 22:28 · 6 min lexim
Protestat/ Abilekaj: Rama i vendosur ta realizojë investimin në

Për analistin Enton Abilekaj, pavarësisht protestave që ka shpërthyer nga maji e deri më sot, kryeministri Edi Rama është i vendosur ta realizojë investimin në Zvërnec, edhe nëse ky i fundit nuk i plotëson kushtet ligjore.  Abilekaj tha se opozita dhe PD në veçanti duhet të mbajë një qëndrim të sajin për këtë çështje, pavarësisht se Zvërneci është zonë e mbrojtur.

Kritik analisti ishte edhe me qëndrimin e PD ndaj protestës që po vijon aktualisht, për të cilën theksoi se duhet të ketë dialog me studentët. 

Abilekaj: S'kam besim të madh, por besoj që këto qëndrime janë shumë të rëndësishme për t'u bërë, sepse jo vetëm për këta, por dhe të gjithë ata të tjerët. Sigurisht që këta janë më kurajozët që kemi ne këtu, më pak të infektuar nga sëmundjet e politikës. Problemi është pikërisht aty ku ti e çon. Pra, a kanë partitë politike, forcat politike, ose ata që mendojnë që përfaqësojnë një formacion, qoftë edhe protestën politikisht, një qëndrim të qartë për çdo problem për të cilin kanë ngritur?

Pra, në qoftë se ti flet për Zvërnecin, a e ke të qartë çfarë qëndrimi ke për Zvërnecin apo jo? A duhet investimi i huaj? A është problemi se aty do të prishet, do të ndërtohet një resort, apo është problemi që tek investimi i huaj nuk plotësohen disa kushte që duhen plotësuar?

Nuk mund të jesh me gjuhë ambigue për të përfituar vota, por duhet të jesh i qartë sepse problemi do të na përplaset prapë. Do na vijë përballë. Në qoftë se ti je opozitë e mendon që nuk do të vijë kurrë problemi përballë, nesër në qoftë se ti rrëzon qeverinë e vjen në pushtet, ky problem do të vijë. Dhe duhet të kesh një qëndrim të qartë, nuk mund të jesh ambig kur je kryeministër. Kështu që, për mua, është 100 herë më mirë gënjeshtrat e Ramës me një qëndrim të caktuar, sesa të mos mbash qëndrim ose të kesh qëndrim ambig.

Më mirë ta dimë që e kemi Ramën dhe e ka këtë qëndrim. 'Do e bëj', thotë. Po e gënjen që këta unë po bëj një pasqyrë të Shqipërisë aty, e po i fus ca të pasqyrës së Zvërnecit, ja ku janë këto, ja ku janë ato. Po them që do marr dhe mendimin tuaj, po ajo do bëhet, është e mbaruar. Ne e dimë që kemi të bëjmë me një qeveri që ka ndërmend ta bëjë atë, edhe pa plotësuar kushtet ligjore.

Ajo do bëhet, ka një gjë pozitive që ka bërë kjo administratë për Shqipërinë, dhe ka ndryshuar nga administratat e tjera, është fakti që erdhën këtu jo për investime...qëndrimi parimor... i cili mbahet për çdo investim. Edhe për atë të Jugut, edhe për këtë. Për Zvërnecin unë e di prandaj unë e çmoj insistimin e tyre. Për Zvërnecin juve jeni dakord që të bëhet apo jeni që ajo të rrijë zonë e mbrojtur?

Doni të rrijë zonë e mbrojtur apo doni të bëhet? Kjo pyetje ju bëhet se s'mund të rrini pa u përgjigjur. Sazani për shembull. Nuk është zonë e mbrojtur Sazani. Ti do thuash që ajo nuk është zonë e mbrojtur, a jeni dakord të bëhet? Pra ju nuk keni qëndrim të qartë a duhet të bëhet aty ku është. Të bëhet resort.

Këtu është insistimi pra, i gjithë qytetarëve. Në qoftë se është pronë private, a e kanë shitur pronarët? A janë pronarët e legjitimuar? A janë në konflikt gjyqësor? Pra janë të gjithë këto elementë.

Këtu fillon tani një ndarje që keni ju me protestën. Të paktën këtë do dialoguar... se për shembull, zonja Koçeku mund të jetë kundër, siç ishte dhe tani më afër protestës. Është kundër që ai investim të bëhet në atë zonë se prishet një zonë e mbrojtur. Apo jo?

Keni problemin sot që keni ju me protestën. Problemi që keni ju me protestën nuk janë vetëm ata pesë që rriheshin te Bashkia e Tiranës. Problemi që keni ju me protestën është që ju duhet të dialogoni qartë, të keni të qartë qëndrimet tuaja. Protesta filloi te kauza dhe pastaj të gjithë protestuesit u ndanë në grupime të ndryshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.