Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh...
LIFESTYLE

Me këto 10 hapa do të arrini që të kontrolloni zemërimin tuaj

P
Piranjat19 November 2025, 10:41 · 4 min lexim
Me këto 10 hapa do të arrini që të kontrolloni

Të mësosh të kontrollosh zemërimin nuk është e lehtë për disa njerëz, ata dalin jashtë kontrollit në një kohë të shkurtër dhe për këtë arsye është e vështirë të kesh durimin e nevojshëm. Sipas disa ekspertëve, zemërimi është manifestimi i reagimit që truri ynë lëshon për të sulmuar ose për të shpëtuar nga rreziku.

Por nëse doni ta kontrolloni zemërimin, në këtë artikull do të gjeni hapat që duhet të ndiqni:

Mendoni para se të flisni

Në momentet e zemërimit është e lehtë të thuash diçka për të cilën mund të pendoheni më vonë. Merrni disa minuta për të zgjedhur fjalët tuaja.

Kur jeni të qetë, shprehni zemërimin tuaj

Sa më shpejt që të filloni të mendoni qartë, shprehni frustrimin tuaj në mënyrë të vendosur, por pa u grindur. Shpjegoni shqetësimet dhe nevojat tuaja në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, pa dëmtuar të tjerët ose duke u përpjekur t’i kontrolloni ato.


Ushtrimi

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit që mund të çojë në zemërim. Nëse mendoni se jeni duke shpërthyer nga zemërimi, dilni dhe ecni derisa të jeni të qetë.

Kërko për zgjidhje


Në vend që të përqendroheni në atë që ju ka shqetësuar, kërkoni zgjidhje dhe mbani mend se zemërimi nuk do të zgjidhë asgjë dhe mund ta bëjë situatën edhe më keq.

Reago në mënyrë të drejtë


Kur jemi të lodhur fizikisht apo mendërisht, reagimet e zemërimit dhe impulset agresive janë të zakonshme, për këtë arsye është e nevojshme të pushoni mirë, sepse ne jemi në gjendje të kontrollojmë zemërimin pasi kemi pushuar dhe vetëm në këtë mënyrë mund t’i analizojmë më mirë situatat.

Shmangni situatat që ju zemërojn

Ne duhet të shmangim gjetjen e vetes në situata që e dimë se mund të rrisin zemërimin tonë ose që na çojnë në një gjendje negative.

Shmangni irrituesit

Është gjithashtu e mundshme që ju t’i njihni disa njerëz që ju irritojnë, siç mund të jenë ata që konsiderohen toksik.

Mos mbani mëri


Falja është diçka shumë e fuqishme. Nëse ju falni ata që ju kanë zemëruar, ndoshta të dy do të mësoni diçka nga situata.

Përdorni teknikat e relaksimit

Kur jeni të zemëruar, praktikoni ushtrime të frymëmarrjes së thellë ose përsëritni një fjalë ose shprehje qetësuese. Gjithashtu në ndihmë ju vjen edhe dëgjimi i muzikës ose të ushtruarit yoga.

Kërkoni ndihmë

Kërkoni ndihmë nëse, para një problemi, e dini që humbni kontrollin, bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni dhe lëndoni njerëzit rreth jush.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.