Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve

Banorët e lagjes Lumara, në Aranitas të Mallakastrës, i janë drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës, e cila, sipas tyre, prej më shumë se 8 vitesh dëmtohet gjatë sezonit të dimrit nga kalimi i mjeteve të rënda që transportojnë lëndë drusore.
Sipas denoncuesve, pesha e madhe e këtyre mjeteve ka dëmtuar ndjeshëm rrugën, duke e kthyer atë pothuajse në të pakalueshme për banorët e zonës.
Problemi bëhet edhe më shqetësues gjatë sezonit të vjeljes së ullinjve. Banorët pretendojnë se për shkak të gjendjes së rrugës, fermerët hasin vështirësi për të transportuar prodhimin e tyre drejt fabrikave të përpunimit, duke rrezikuar kështu edhe të ardhurat e familjeve të tyre.
Përmes Piranjat News, banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Mallakastër dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për riparimin e rrugës, por edhe të marrin masa për të parandaluar përsëritjen e kësaj situate.
“Banorët nuk mund të sakrifikojnë jetesën e tyre për shkak të mungesës së përgjegjësisë institucionale. Kërkojmë zgjidhje konkrete, jo premtime!”, shprehen ata në denoncimin e dërguar në redaksinë e Piranjat News.
Deri më tani, banorët kërkojnë një zgjidhje konkrete për këtë problem që, sipas tyre, vijon prej vitesh. /PiranjatNews/
Lexo edhe
SOCIALE
Moti i keq/ Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë, Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane kërkon hetim penal

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

“Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë klasat në Durrës!

Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar





