Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh...
BOTA

Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fantazmë ruse në Mesdhe

P
Piranjat15 November 2026, 17:27 · 5 min lexim
Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën,

Rusia do të detyrohet t’i drejtohet forcës për të arritur objektivat e saj, nëse nuk ka perspektivë për arritjen e marrëveshjeve me Europën. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një prononcim të cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Peskov theksoi se, nëse Bashkimi Europian nuk dëshiron paqen, nuk ka kuptim të diskutohet për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë apo për kuadrin e sigurisë europiane.

“Europianët nuk arrijnë të marrin disa vendime në kohën e duhur, sepse janë të përçarë. Kjo ngadalëson çdo proces”, u shpreh ai.

“Do të shohim nëse do të arrijnë të gjejnë kapacitetin dhe vendosmërinë e nevojshme për të arritur një qëndrim të përbashkët dhe për të vepruar shpejt. Deri tani nuk ia kanë dalë. Natyrisht, në një moment do të duhet të diskutojmë me europianët. Pyetja është nëse ata e dëshirojnë vërtet paqen. Nëse jo, diskutime të tilla do të ishin të kota”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

BE-ja ndalon një anije të dyshuar si pjesë e “flotës fantazmë” ruse

Forcat detare të Bashkimit Europian në Mesdheun Qendror, në kuadër të operacionit Eunavfor Med – Irini, kanë ndaluar dhe kontrolluar një cisternë nafte që dyshohet se i përket të ashtuquajturës “flotë fantazmë” ruse në Detin Mesdhe.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Operacioni i kontrollit u zhvillua më 13 nëntor. Sipas Kallas, inspektimi u krye në bazë të nenit 110 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit dhe konfirmoi se anija “MV Midag” lundronte nën një flamur të falsifikuar.

“BE-ja do të vazhdojë të luftojë flotën fantazmë ruse, si në det, ashtu edhe përmes kanaleve diplomatike. Të hënën, ministrat e Jashtëm të BE-së do të miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat do të prekin bankat, blerësit dhe kompanitë që mbështesin këtë flotë fantazmë”, shkroi Kallas në një mesazh në platformën X.

Qëndrimi negociues i Rusisë

Ndërkohë, përplasja po zhvillohet edhe në tryezat diplomatike, ku Rusia po përpiqet të ruajë qëndrimin e saj. “Qëndrimi negociues i Rusisë për Ukrainën do të përcaktohet në mënyrë të tillë që të arrihen objektivat e operacionit special ushtarak”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”.

Këto objektiva, shtoi ai, “janë përcaktuar nga presidenti” Vladimir Putin “në qershor të vitit 2024 dhe që atëherë nuk kanë ndryshuar”.

Valë e re sulmesh me dronë kundër Ukrainës

Ndërkohë, luftimet në terren vijojnë pa ndërprerje. Gjatë natës mes të shtunës, 14 nëntor, dhe të dielës, 15 nëntor, Rusia lëshoi 132 dronë drejt Ukrainës, mes tyre 78 dronë Shahed me motor reaktiv, si dhe mjete ajrore pa pilot të tipit Gerbera dhe dronë mashtrues Parodiya.

Lajmi bëhet i ditur nga Forcat Ajrore të Ukrainës, të cituara nga “RBC-Ukraine”.

Sipas të dhënave paraprake, të përditësuara deri në orën 08:00 me orën lokale, mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzojë ose neutralizojë 106 mjete ajrore pa pilot, mes tyre 61 dronë Shahed me motor reaktiv.

Megjithatë, sulmet kanë shkaktuar goditje në 20 zona të vendit. Dronët u lëshuan nga disa drejtime, përfshirë rajonet ruse të Bryansk, Orel, Kursk, Millerovo dhe Primorsko-Akhtarsk, si dhe nga Krimea e pushtuar dhe rajoni i Donetskut.

Për të përballuar sulmin, Ukraina angazhoi avionë luftarakë, sisteme raketore kundërajrore, njësi të luftës elektronike dhe grupe të lëvizshme zjarri.

Biden: Zelensky është kokëfortë dhe jo mjaftueshëm mirënjohës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka cilësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “kokëfortë dhe jo mjaftueshëm mirënjohës” në librin e tij të ri me kujtime, Promise Me, America.

Lajmi bëhet i ditur nga “Wall Street Journal”. “Zelensky mund të ishte kokëfortë dhe këmbëngulës gjatë bisedave tona private, si dhe jo aq mirënjohës sa do të kisha pritur”, ka shkruar ish-presidenti amerikan. Libri i kujtimeve pritet të dalë në qarkullim më 17 nëntor. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.