Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë...
SPORT

Maran i qetë: Për Muçin do të vendos nesër. Duhet të tregojmë veten ndaj Bjellorusisë

P
Piranjat14 November 2026, 19:29 · 2 min lexim
Maran i qetë: Për Muçin do të vendos nesër. Duhet

Një ditë përpara përballjes vendimtare me Bjellorusinë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në Budapest, ku ka ndarë pritshmëritë e tij për këtë sfidë.

Kuqezinjtë kanë në duart e tyre mundësinë për të konfirmuar vendin e parë në grup dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë fazë të Ligës së Kombeve.

Për teknikun italian, kjo është një ndeshje me shumë rëndësi, ku përtej rezultatit, Shqipëria synon të tregojë edhe një herë forcën dhe vazhdimësinë e saj. Maran ka komentuar kundërshtarin, gjendjen e lojtarëve dhe pritshmëritë për takimin që do të zhvillohet në Hungari.

Mungesa e Ramadanit: Nuk jam i shqetësuar për mungesën e Ramadanit. Nesër do të ketë mundësi dhe shanse për lojtarë të tjerë që të jenë gati dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Muçi: Nesër do të shohim gjendjen e Muçit. Ai nuk është stërvitur sot dhe do të bëjmë një vlerësim përfundimtar për të vendosur nëse do të jetë i gatshëm.

Kundërshtari: Ky kundërshtar na ka vendosur në vështirësi më shumë se të gjithë të tjerët në këtë grup. Ata kanë humbur vetëm ndaj nesh dhe kjo tregon se do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ne jemi gati dhe të vendosur. Kemi identitetin tonë dhe lojtarët janë gati të japin gjithçka për të marrë rezultatin që na nevojitet.

Llogaritë në grup: Nuk kemi bërë asnjë llogari. Ne hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër që lidhet me llogaritë e grupit. Objektivi ynë është të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.