Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
POLITIKE

Zhupa zbulon strategjinë e PD-së kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar

P
Piranjat 6 November 2026, 22:54 · 2 min lexim
Zhupa zbulon strategjinë e PD-së kundër Ramës: Bashkim i

Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet e bindur se kjo vjeshtë e gjen opozitën në një situatë ndryshe nga vitet e mëparshme, me më shumë mundësi për bashkim dhe mobilizim qytetar.

Zhupa deklaroi se këtë herë protestat nuk janë thjesht një nismë e Partisë Demokratike, por po marrin formën e një reagimi më të gjerë opozitar dhe qytetar.

 “Këtë vjeshtë, ndryshe nga vjeshtat e tjera, kemi të bëjmë për herë të parë jo me një nevojë të Partisë Demokratike për të thirrur një protestë me logon dhe flamurin e saj, por me një opozitë të madhe që bashkohet.

Qytetarët janë të vetëdijshëm për të keqen e madhe të këtij vendi, për Edi Ramën, dhe mendoj se kjo është një arritje e opozitës”, u shpreh Zhupa.

Deputetja demokrate theksoi se PD ka tashmë një axhendë politike, të bërë publike nga strukturat drejtuese dhe kryetari i partisë, ku një ndër objektivat kryesorë është bashkimi i opozitës, pavarësisht dallimeve dhe mendimeve të ndryshme brenda saj.

 “Ne duhet të na bashkojë e keqja e madhe e këtij vendi dhe ndjekja e interesit publik. Uroj që përpjekjet për bashkim të jenë të suksesshme.

Misioni i kësaj vjeshte është të arrihet një bashkim sa më i madh opozitar, i sheshit, i protestës, i studentëve, i aktorëve, i faktorëve, i sindikatave dhe i partive, për t'u bashkuar në një bllok të madh të qytetarëve shqiptarë përballë Edi Ramës dhe qeverisjes që ai përfaqëson”, deklaroi Ina Zhupa. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.