Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

“Më mbajtën peng në ‘shtëpi bari’”, 28-vjeçari shqiptar nuk bind Gjykatën Britanike! E “fundosi” ish-e fejuara

Gjykata britanike në Mançester ka vendosur dëbimin e 28-vjeçarit me origjinë shqiptare, Igli Hazizaj, i cili ishte dënuar më herët me dy vite burg për…

P
Piranjat 7 November 2026, 19:39 · 4 min lexim
“Më mbajtën peng në ‘shtëpi bari’”,

Gjykata britanike në Mançester ka vendosur dëbimin e 28-vjeçarit me origjinë shqiptare, Igli Hazizaj, i cili ishte dënuar më herët me dy vite burg për përfshirje në kultivimin e lëndëve narkotike.

Mediat britanike raportojnë se 28-vjeçari shqiptar kishte kundërshtuar dëbimin drejt Shqipërisë, me pretendimin se ishte trafikuar dhe detyruar në Britani për të punuar në “shtëpi bari”.

Ai tha gjithashtu para gjykatës se kishte frikë të kthehej në Shqipëri, pasi i rrezikohej jeta.

Por ish-partnerja e tij dorëzoi fotografi ku Hazizaj shihej duke i propozuar për martesë në Mançester, në festën e beqarisë në Uells dhe në ceremoninë e diplomimit të saj në Suonsi. Gjykata mori në shqyrtim edhe të dhënat e fluturimeve, të cilat tregonin se ai kishte udhëtuar drejt Shqipërisë dhe ishte kthyer në Britani gjatë periudhave kur pretendonte se mbahej i mbyllur. Gjyqtari arriti në përfundimin se Hazizaj “e kishte sajuar të gjithë rrëfimin e tij”.

Në shkurt të vitit 2025, Hazizaj u dënua me dy vjet burg pasi u shpall fajtor për komplot për prodhimin e kanabisit. Në Gjykatën e Kurorës në Karlajl u tha se ai ishte organizatori kryesor i një skeme, në të cilën tri banesa në qytet ishin kthyer në ambiente për kultivimin e kanabisit, me potencial për të gjeneruar mbi 2 milionë paund në vit.

Në dhjetor të vitit të kaluar u urdhërua dëbimi i Hazizajt. Ai e apeloi vendimin dhe, gjatë një seance në Mançester, pretendoi se ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte detyruar të punonte në ambiente ku kultivohej kanabis, pasi i ati i kishte hyrë në borxh një bande lokale. Hazizaj tha se në Shqipëri përballej me “rrezik real për të pësuar dëme serioze”.

Por Ministria e Brendshme britanike i kundërshtoi pretendimet e tij, duke evidentuar “mospërputhje të shumta” në rrëfimin e tij. Mes provave ishin të dhënat e fluturimeve, të cilat tregonin se ai kishte udhëtuar drejt Shqipërisë dhe ishte kthyer prej saj gjatë periudhave kur pretendonte se “mbahej i mbyllur”.

Edhe ish-partnerja e tij dorëzoi pamje nga rrjetet sociale që dokumentonin marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2024, përfshirë fotografi nga festa e beqarisë, ceremonia e diplomimit dhe fejesa e çiftit. Në seancë u bë me dije se Hazizaj pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku është dënuar me nëntë muaj burg pasi u kap duke tentuar të hipte në një avion nga Tirana drejt Barcelonës me një pasaportë greke të falsifikuar.

Në kohën e seancës, ai ishte gjithashtu i liruar me kusht në Mbretërinë e Bashkuar për akuza të tjera, për të cilat nuk u dhanë hollësi. Ai duhej të paraqitej më 14 nëntor në Gjykatën e Magjistratëve të Londrës Qendrore.

Duke rrëzuar apelin, gjyqtari Chris Cole arriti në përfundimin se Hazizaj “e kishte sajuar të gjithë rrëfimin e tij”. Ai shtoi se apeluesi nuk kishte arritur të provonte se kishte gjasa të arsyeshme që versioni i tij i ngjarjeve të ishte i vërtetë.

“Nuk e konsideroj të besueshëm pretendimin se apeluesi është trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është detyruar të punojë në ambiente ku kultivohej kanabis. Udhëtimet e tij, mundësia për të siguruar dokumente identiteti të falsifikuara dhe mënyra e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se ai nuk ishte viktimë e trafikimit”, tha gjyqtari.

Hazizaj nuk u paraqit në seancën e 28 tetorit. Në gjykatë u bë me dije se përpjekjet për ta gjetur përmes ish-partneres dhe studios ligjore që e kishte përfaqësuar më parë nuk patën sukses.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.