AKTUALITET
Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Momente simbolike janë regjistruar gjatë protestës, ku disa prej pjesëmarrësve janë ngjitur në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Protestuesit kanë mbajtur në duar flamurin kuqezi, duke e valëvitur mbi monumentin e Skënderbeut, në një moment që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Pamjet tregojnë disa persona të ngjitur në monument, me flamurin kombëtar në duar, ndërsa protesta vijonte në shesh. Protesta u shoqërua me thirrje të forta kundër qeverisë dhe policisë.
Protestuesit i vunë flakën fotografisë së kryeministrit Edi Rama, e vendosur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ndërsa brohoritën “Polici e krimit”, “Poshtë diktatura” dhe “Arrestoni Ramën".
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta para Kryeministrisë/ Të rinjtë shkruajnë mesazhin në muret e godinës së qeverisë: 28 Nëntor, dorëheqje

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë, qytetarët kundërshtojnë efektivët: Lëreni çunin

Policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit protestuesit pozicionohen pranë Kryeministrisë

Vijon marshimi drejt Rrugës së Elbasanit: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore për të kufizuar lëvizjen e protestuesve

Shqiptari nga Italia rrëfen ngjarjen e paprecedentë: Më arrestuan se i thashë shefit të Policisë, "A nuk të vjen zor që rreh një vajzë"...

Aksident tragjik në Fier-Seman, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë

Vijon revolta kundër Ramës/ Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave te “Myslym Shyri”




