Shqiptari nga Italia rrëfen ngjarjen e paprecedentë: Më arrestuan se i thashë shefit të Policisë, "A nuk të vjen zor që rreh një vajzë"

Një shqiptar nga diaspora, i ardhur nga Italia për t’iu bashkuar protestës ka rrëfyer episodin e arrestimit të tij gjatë një prej protestave të mëparshme të studentëve. Ai thotë se u mbajt për 8 orë në komisariat, pasi ndërhyri me fjalë gjatë një momenti kur, sipas pretendimit të tij, shefi i Policisë së Tiranës po ushtronte dhunë ndaj një vajze.
Ai tregoi se kishte qenë në trotuar kur kishte parë situatën dhe i ishte drejtuar drejtuesit të policisë duke i thënë: “A nuk të vjen zor? Ajo mund të ishte vajza jote”. Sipas rrëfimit të tij, efektivi e kishte pyetur nëse e dinte se kush ishte, ndërsa ai i ishte përgjigjur: “S’më bëhet vonë”. Pas këtij komunikimi, pretendon shqiptari, ai u arrestua dhe u mbajt për tetë orë, megjithëse, sipas tij, nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm.
“Duket qartë, sipas videove, që nuk po bëja asgjë. Jam akademik, hulumtues. Ajo që më ndodhi mua më ka nxitur edhe më shumë. Ndaj reagoj edhe më shumë sot”, u shpreh ai për News24.
Shqiptari nga Italia theksoi se përvoja personale e ka bërë të jetë edhe më aktiv në reagimin e tij ndaj zhvillimeve në vend. Ai akuzoi autoritetet për shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe pretendoi se qytetarëve po u mohohet e drejta për të protestuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident tragjik në Fier-Seman, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë

Vijon revolta kundër Ramës/ Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave te “Myslym Shyri”

Shqiptarja nga diaspora: Të ngremë një Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet kundër Ramës: Më 28, e di vetë!

Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit, qytetarët intensifikojnë thirrjet kundër Ramës

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët i vënë flakën fotos së Ramës

“Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Rama ‘i fton’ sërish për dialog...

Studenti nxjerr bllof Ramën: Në takim asnjë protestes! Nuk ka dialog





