Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
POLITIKE

Asambleja e PS/ Nesho: Një diktator që po i rrëshket pushteti

P
Piranjat14 November 2026, 20:54 · 2 min lexim
Asambleja e PS/ Nesho: Një diktator që po i rrëshket pushteti

Diplomati Agim Nesho ka komentuar zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një dëshmi të përqendrimit të pushtetit në duart e Edi Ramës.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri TV, Nesho deklaroi se kryeministri po përpiqet të kontrollojë të gjitha strukturat e shtetit dhe të partisë, duke bashkëpunuar, sipas tij, me grupe klienteliste.

Duke analizuar fjalimin dhe qëndrimet e Ramës gjatë mbledhjes, diplomati u shpreh se pas retorikës së kryeministrit fshihet frika nga humbja e kontrollit politik, në një kohë kur pakënaqësia ndaj qeverisjes po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Nesho u ndal edhe te deklaratat e Ramës për procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të paraqitur një panoramë më optimiste sesa ajo që, sipas tij, pasqyrohet në raportin e Komisionit Evropian.

Sipas diplomatit, kryeministri po e lidh perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me arritjet e qeverisë dhe diplomacinë e tij, ndërkohë që sfidat që Shqipëria duhet të përmbushë mbeten të konsiderueshme.

“Rama manipulon me fjalët, duke thënë se hyrja në BE do të jetë për arsye të sukseseve të vendit dhe diplomacisë së tij që e ka mundësuar”, u shpreh Nesho.

Ai ngriti gjithashtu akuza për kapjen e shtetit të së drejtës, keqmenaxhimin e financave publike dhe ndikimin e oligarkëve në media. Sipas tij, edhe kritikat që kryeministri adreson ndaj mediave janë pjesë e një përpjekjeje për të shmangur vëmendjen nga problemet e qeverisjes.

Në përfundim, Nesho u shpreh se në kushtet kur hapësirat e komunikimit dhe të informimit janë të kufizuara, protesta mbetet një nga mënyrat përmes së cilave qytetarët mund të shprehin kundërshtimin ndaj pushtetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.