Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa tha se fokusi i saj ishte nisja e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke iu referuar Raportit të Zgjerimit të BE-së, Rama citoi rekomandimin për nisjen e përgatitjeve, ndërsa theksoi se një “furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash”, nuk duhet ta shpërqendrojë PS-në nga misioni historik i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” – kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqendrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Ky ishte edhe thelbi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare sot, ku pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj.
9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç”, shkruan Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Asambleja e PS/ Nesho: Një diktator që po i rrëshket pushteti

Spiropali thumbon Ballukun në Asamble: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen"

Gjuajtën me vezë eskortën e Kryeministrit Rama, policia e Durrësit shoqëron disa studentë

"Pa mua jeni një m..." - Të pathënat e asamblesë së socialistëve, Rama lëshoi një sërë fyerjesh, deputetët ulën kokën

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët rikthehen para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Asambleja i besoi drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon Demo: Do të angazhohemi për organizimin e socialistëve

Braçe kundër përjashtimit të Spiropalit: Liria e mendimit është forca e partisë

Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin





