Moderatori italian konfirmon romancën me gruan 33 vite më të re: Jam shumë i lumtur

Moderatori i njohur italian Paolo Bonolis ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij të re me sipërmarrësen 32-vjeçare Carola Moroni, duke i dhënë fund thashethemeve që prej kohësh qarkullonin për jetën e tij sentimentale.
65-vjeçari, një nga figurat më të njohura të televizionit italian, vendosi të flasë vetë për raportin e ri, pasi ishte fotografuar së fundmi me Carolën në Londër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bonolis nuk e fshehu lumturinë që po përjeton në këtë periudhë.
“Po frekuentoj një grua që më pëlqen shumë, Carolën, dhe po kaloj një kohë vërtet të këndshme me të”, shkroi moderatori, duke konfirmuar kështu lidhjen me 32-vjeçaren nga Roma.
Por Bonolis nuk u ndal vetëm te romanca e re. Ai foli edhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Sonia Bruganelli, duke mohuar zërat për konflikte apo tensione mes tyre.
Sipas tij, të dy vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë, të bashkëpunojnë edhe në aspektin profesional dhe të vendosin fëmijët e tyre në qendër të vëmendjes.
Madje, moderatori zbuloi se Sonia ka një partner të cilin ai e vlerëson, ndërsa edhe ish-bashkëshortja e tij ka simpati për Carolën.
Në fund të reagimit, Bonolis nuk e la mënjanë as ironinë, duke iu sugjeruar atyre që kërkojnë vazhdimisht sekrete dhe histori të bujshme për jetën e tij private të lexojnë libra fantazie, veçanërisht serinë “The Dark Tower” të Stephen King.
Deklarata e tij ka marrë vëmendjen e mediave italiane, jo vetëm për shkak të lidhjes së re, por edhe për mënyrën e drejtpërdrejtë me të cilën ai vendosi të flasë për jetën personale.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Çfarë ndodhi mes Dafinës dhe Ylli Limanit? Nga shoqëria te “unfollow”, ja kush e “zhduku” i pari tjetrin nga Instagrami

FOTO/ Xheneta Fetahu "shpërthen" ndaj Milaim Zekës: Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë

G Bani konfirmon marrëdhenien e dashurisë

Gazetari Elton Tozaj, rrëfen sulmin: Zbritën nga një furgon dhe më goditën me levë pas koke! Tentuan të më rrëmbenin

U dhunua rëndë, gazetari Elton Tozaj reagon nga spitali: Nuk do të ma mbyllni gojën, misionin do ta çoj deri në fund





