Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!
SOCIALE

100 € në muaj për qytetar! Eurostat nxjerr Shqipërinë të fundit në Europë për mbrojtjen sociale

P
Piranjat21 November 2026, 18:46 · 3 min lexim
100 € në muaj për qytetar! Eurostat nxjerr Shqipërinë

Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë ligjet e buxhetit prezantohen rregullisht me superlativat e “buxheti më të madh në histori” apo “buxheti më social”, të dhënat e përditësuara të Eurostat tregojnë një realitet krejt tjetër. Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale, me vetëm 1,203 euro për banor në vit. Ky tregues mat transfertat e drejtpërdrejta në para ose në shërbime që qeveria u jep familjeve dhe individëve për t’i mbrojtur nga rreziqet kryesore sociale.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë dhe të invaliditetit, kujdesi shëndetësor, mbështetja për familjen dhe fëmijët, pagesat e papunësisë, subvencionet për strehimin dhe ndihma ekonomike për shtresat në nevojë.Kjo shifër nuk është thjesht më e ulëta në Europë, por nxjerr në pah një hendek të thellë si me Bashkimin Europian, ashtu edhe me fqinjët e Ballkanit Perëndimor.

10 herë më pak se BE

Në të njëjtën periudhë, mesatarja e 27 vendeve të BE-së arriti në 10,974 euro për banor. Kjo do të thotë se qytetari mesatar europian përfiton 9.1 herë më shumë mbështetje sociale nga shteti sesa një qytetar shqiptar, i cili merr sa 11% e mesatares së unionit. Edhe Bullgaria, vendi me shpenzimet më të ulëta brenda BE-së, alokon 3,218.97 euro për banor — gati 2.7 herë më shumë se Shqipëria — ndërsa në krye të listës qëndrojnë Luksemburgu me 28,791 euro dhe Zvicra me 26,344 euro.

100 € në muaj për qytetar! Eurostat nxjerr Shqipërinë

Të fundit në rajon

Tabloja nuk ndryshon as kur krahasimi kufizohet vetëm me vendet e rajonit, të cilat kanë nivel të ngjashëm zhvillimi ekonomik. Mali i Zi shpenzon 2,344 euro për frymë për mbrojtjen sociale, pra gati dyfishin e Shqipërisë, i ndjekur nga Serbia me 2,302 euro dhe Bosnje-Hercegovina me 1,635.

Këto statistika krijojnë një kontrast të fortë me narrativën e qeverisë shqiptare. Në debatet parlamentare për buxhetet e fundit — përfshirë buxhetin e vitit 2027 që u prezantua si buxheti rekord prej rreth 10 miliardë eurosh — ekzekutivi e ka cilësuar paketën financiare si “buxhetin më të majtë ndonjëherë”, duke premtuar rishpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe mbrojtje të shtuar për pensionistët e shtresat në nevojë.

Shqipëria alokon për përfitimet sociale vetëm 11.45% të PBB-së, kundrejt mesatares prej 27.29% në BE dhe rreth 18%–20% në vendet fqinje.

Në fund, shifrat e Eurostat-it dëshmojnë se rritja nominale e buxheteve nga viti në vit nuk po përkthehet në afrim real me standardet sociale të rajonit dhe Europës. Për sa kohë që shteti shpenzon rreth 100 euro në muaj (1,203 euro në vit) për frymë për pensione, shëndetësi, papunësi dhe ndihmë ekonomike të marra së bashku, etiketimi i buxheteve si “historike” dhe “sociale” mbetet më shumë një slogan politik sesa një realitet i prekshëm për qytetarët./kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.