Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet
SOCIALE

Ushqimet në Shqipëri shtrenjtohen 5.5 herë më shpejt se në BE/ Familjet përballen me vështirësi

Të bësh pazarin e përditshëm në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë për familjet. Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të rriten me ritme shumë më të larta se në Bashkimin Europian, duke rënduar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Sipas...

P
Piranjat22 November 2026, 16:54 · 2 min lexim
Ushqimet në Shqipëri shtrenjtohen 5.5 herë më shpejt se

Të bësh pazarin e përditshëm në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë për familjet. Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të rriten me ritme shumë më të larta se në Bashkimin Europian, duke rënduar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, në tetor ushqimet në Shqipëri u shtrenjtuan me 4.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në BE rritja ishte vetëm 0.8%. Rritja më e ndjeshme në vend është regjistruar te peshku, me 9.9%, dhe perimet e bishtajoret, me 9.4%. Edhe mishi dhe vajrat kanë shënuar rritje përkatësisht me 4.6% dhe 4.2%.

Një tjetër kontrast është ai mes forcimit të lekut dhe çmimeve në markete. Më 19 nëntor, një euro këmbehej me 90.02 lekë, por kjo nuk është përkthyer në një lehtësim të dukshëm për konsumatorët. Pavarësisht kursit të këmbimit, qytetarët vijojnë të paguajnë më shumë për produktet bazë.

Vështirësitë ekonomike pasqyrohen edhe në të dhënat e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Sipas një ankete të këtij institucioni, 46% e shqiptarëve të pyetur deklarojnë se familjet e tyre nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 1.000 eurosh, përqindja më e lartë në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria po përgatit uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse kjo masë do të sjellë ulje reale të çmimeve apo do të mbetet vetëm një lehtësi në letër.

Për familjet shqiptare, rëndësi ka ajo që paguajnë në arkën e supermarketit, jo vetëm vendimet e shpallura. Pa monitorim të çmimeve dhe transparencë nga tregtarët, ulja e taksës nuk garanton automatikisht një shportë më të lirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.