Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar
BOTA

Moti i keq përfshin Italinë/ Alarm portokalli në Kampania, mbyllen shkollat në Napoli dhe Salerno

P
Piranjat25 November 2026, 18:33 · 2 min lexim
Moti i keq përfshin Italinë/ Alarm portokalli në Kampania,

Italia po përballet me një valë të motit të keq, me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe rrezik për dallgëzime të fuqishme përgjatë vijës bregdetare. Situata pritet të vijojë të paktën deri në orën 14:00 të së enjtes, më 26 nëntor.

Mbrojtja Civile ka shpallur alarm portokalli në të gjithë rajonin e Campanias, me përjashtim të zonave Alta Irpinia, Sannio dhe Tanagro, ku është në fuqi alarmi i verdhë. Paralajmërimi lidhet me rrezikun e rrëshqitjeve të dherave, përmbytjeve dhe fenomeneve të tjera të paqëndrueshmërisë hidrogjeologjike.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, Bashkia e Napolit ka vendosur mbylljen e të gjitha shkollave, publike dhe private, të çdo niveli, për ditën e enjte. Vendimi përfshin gjithashtu parqet, plazhet publike dhe disa ambiente sportive. Për vizitorët do të jetë i mbyllur edhe kompleksi historik Maschio Angioino.

Masa të ngjashme janë marrë edhe në ishujt Ischia dhe Procida. Për shkak të kushteve të vështira të motit, për disa orë janë pezulluar lidhjet detare me tragetet e shpejta. Ndërkohë, për të enjten, kryetarët e bashkive kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, parqeve, kopshteve publike dhe varrezave.

Edhe në Salerno është vendosur mbyllja e shkollave publike, private dhe jopublike, si dhe e çerdheve dhe kopshteve për fëmijë, si masë parandaluese ndaj motit të keq.

Ndërkohë, alarmi i verdhë është shtrirë edhe në zonën e Dolomiteve, në rajonin e Venetos, për shkak të rrezikut të ortekëve në qafat malore dhe përgjatë rrugëve në lartësi. Sipas shërbimit meteorologjik rajonal, priten reshje të përhapura, mesatare deri lokalisht të forta, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, si dhe në pjesën verilindore të ultësirës.

Vëmendja është përqendruar edhe te rajoni i Toskanës, ku Mbrojtja Civile ka zgjeruar alarmin e verdhë për rrezik hidrogjeologjik dhe hidraulik në pellgjet e lumenjve Arno, Ombrone Grossetano dhe Reno. Ky paralajmërim do të jetë në fuqi deri në orën 16:00 të së enjtes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.