Skandali i Bankës Alta në Serbi/ Vijon goditja ndaj njerëzve të Vuçiç, arrestohen dy të tjerë

Hetimet për skandalin financiar të Bankës Alta në Serbi janë zgjeruar me dy arrestime të reja. Në pranga kanë përfunduar Dubravko Macura, vëllai i pronarit të bankës, Davor Macura, dhe Tatjana Bundalo, drejtuese e kompanisë Alta Pay Group.
Sipas medias investigative serbe KRIK, të dy janë ndaluar për 48 orë dhe dyshohen për përfshirje në skemën e përvetësimit të rreth 390 milionë eurove nga banka.
Më herët, për të njëjtën çështje u arrestuan pronari i Bankës Alta dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët ndodhen në paraburgim.
Sipas prokurorisë, Davor Macura dyshohet se ka përvetësuar më shumë se 45 miliardë dinarë, me ndihmën e dy punonjësve të departamentit të thesarit. Rreth 17 milionë euro dyshohet se janë tërhequr fizikisht nga kasaforta, ndërsa pjesa tjetër lidhet me transaksione të kompanisë Alta Pay.
Në kuadër të hetimeve pritet të merret në pyetje edhe guvernatorja e Bankës Kombëtare të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviç, në cilësinë e dëshmitares.
Skandali ka ngritur pikëpyetje edhe për marrëdhëniet mes biznesit dhe pushtetit në Serbi. Perandoria financiare e familjes Macura u zgjerua gjatë viteve të qeverisjes së Aleksandër Vuçiçit, duke përfshirë aktivitet në sektorin bankar, financiar dhe tregtar.
Ndërkohë, Banka Kombëtare e Serbisë i ka hequr licencën Bankës Alta për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare dhe rrezikimit të depozitave të klientëve.
Lexo edhe
BOTA
Samiti në Bruksel/ Presidenti i Malit të Zi: Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028

Anija e paidentifikuar në Paqësor ndalohet nga marina franceze, zbulohen 3.3 ton metamfetaminë në bord

750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi!

Bullgaria ndalon anijen e parë me emigrantë pas disa muajsh, në bord ishin 35 persona

Papa Leo e quan dështimin e COP31 shqetësues, kërkon veprim për ndryshimet klimatike





