Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar në Gjermani Leander Veizi, u gjet i pajetë në banesën e ... “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo... “Kosova nuk është Serbi!”/ Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin Piranjat investigojnë skemën e paligjshme, arrestohen dy 22-vjeçarët që falsifikonin dokumente të BE-së DETAJE/ Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanj... Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi
AKTUALITET

“Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë

Nga Eduard Zaloshnja Para ca javësh drejtova një sondazh rigoroz në territorin e Tiranës urbane (ku u intervistuan ballëpërballë qytetarë të rastësishëm në 11 ish-minibashkitë origjinale të kryeqytetit). Ndër 71 pyetjet e pyetësorit, ishin edhe disa për situatën ekonomike të familjeve të të intervistuarve. I vetmi lajm i mirë nga përgjigjet e pyetjeve ekonomike familjare

P
Piranjat11 November 2026, 12:52 · 3 min lexim
“Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë

Nga Eduard Zaloshnja

Para ca javësh drejtova një sondazh rigoroz në territorin e Tiranës urbane (ku u intervistuan ballëpërballë qytetarë të rastësishëm në 11 ish-minibashkitë origjinale të kryeqytetit). Ndër 71 pyetjet e pyetësorit, ishin edhe disa për situatën ekonomike të familjeve të të intervistuarve.

I vetmi lajm i mirë nga përgjigjet e pyetjeve ekonomike familjare ishte se 84.3% e të anketuarve banonin në shtëpitë e veta dhe vetëm 15.7% duhej të paguanin qira për banimin e tyre (ndër votuesit socialistë, ky raport ishte 90.7% me 9.3%).

Pyetjes “Sa janë afërsisht të ardhurat mujore të familjes tuaj në lekë të vjetra – pa përfshirë dërgesat që ju vijnë nga jashtë vendit?”, pothuaj gjysma (duke përfshirë edhe shumë votues socialistë) iu përgjigjën nga 250 mijë deri në 999 mijë lekë të vjetra në muaj (mesatarja e këtyre familjeve ishte 3 pjestarë nga 210 mijë lekë në muaj për secilin). Kush psonis rregullisht e di se çfarë mund të blihet gjatë një muaji me të ardhura të tilla në Tiranë…

Dhe në fakt, pyetjes “Si ia del familja juaj për të mbuluar shpenzimet mujore?” plot 73% iu përgjigjën “me vështirësi” ose “me shumë vështirësi”. Ndër votuesit socialistë, këto përgjigje kapën nivelin 58%.

Po a kanë ndonjë ndihmë familjet urbane të Tiranës për të mbuluar shpenzimet mujore? Plot 45% e gjithë të anketuarve deklaruan se marrin dërgesa valutore nga të afërm në emigracion. Ndërkaq, 66% e familjeve urbane të Tiranës kanë mesatarisht 2.1 pjestarë në emigracion (pa përfshirë daja, xhaja, teze, halla, apo kushërinj).

Dhe ndoshta prandaj 49% e të anketuarve u përgjigjën se kishin shkuar me pushime këtë vit, ndërkohë që 33% nuk kishin shkuar dot prej pamundësisë financiare. Ndërkaq, 18% thanë se nuk shkuan me pushime për arsye të tjera.

SHËNIM: Nga sondazhet që u kryen me pjesëmarrës të zgjedhjeve të fundit kongresuale në SHBA, rezultoi se vështirësia në përballimin e kostos së jetesës ishte faktori kryesor që shkaktoi humbjen gjigande të partisë së Predidentit Trump.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.