Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo...
BOTA

Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje

Bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Abu Dhabi kanë përfunduar pas më pak se dy orësh, në ditën e dytë të negociatave për t’i dhënë fund luftës. Takimi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka prodhuar ende një marrëveshje konkrete, ndërsa palët vijojnë të kenë qëndrime të ndryshme për […]

P
Piranjat11 November 2026, 13:27 · 5 min lexim
Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy

Bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Abu Dhabi kanë përfunduar pas më pak se dy orësh, në ditën e dytë të negociatave për t’i dhënë fund luftës. Takimi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka prodhuar ende një marrëveshje konkrete, ndërsa palët vijojnë të kenë qëndrime të ndryshme për çështjen e territoreve dhe garancitë e sigurisë. Pas takimit trepalësh, ka nisur edhe një takim i veçantë mes përfaqësuesve amerikanë dhe partnerëve evropianë të Kievit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, takimi i së mërkurës zgjati pak më pak se dy orë. Delegacioni rus kryesohet nga Vladimir Medinsky, këshilltar i presidentit Vladimir Putin, ndërsa pala ukrainase përfaqësohet nga Rustem Umerov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.

Nga ana amerikane, në negociata marrin pjesë i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Një burim nga delegacioni ukrainas i tha agjencisë AFP se pas përfundimit të takimit trepalësh kishte nisur një tjetër takim me përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë. Më herët, Umerov kishte njoftuar se axhenda do të përfshinte fillimisht negociatat trepalëshe dhe më pas konsultimet me partnerët evropianë të Kievit. Ndërkohë, agjencia TASS raportoi, duke iu referuar një burimi, se një nga rezultatet e mundshme të bisedimeve mund të jetë shkëmbimi i të burgosurve. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Moska dhe as nga Kievi.

Këto janë bisedimet e para trepalëshe që prej muajit shkurt, kur negociatat ngecën dhe vëmendja e administratës amerikane u zhvendos drejt luftës në Iran. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte bërë të ditur se në tryezën e diskutimeve do të përfshiheshin edhe masat e deeskalimit në sektorin energjetik dhe në Detin e Zi. Pas ditës së parë të negociatave, Zelensky u shpreh optimist për zhvillimet, duke deklaruar nga Kopenhaga: “Shoh ndryshime. Jam shumë i kënaqur me atë që po dëgjoj. Do të shohim se çfarë mund të bëhet”.

Sipas tij, gjatë diskutimeve u trajtuan çështja e territoreve dhe mundësia e një shkëmbimi të madh të të burgosurve. Megjithatë, një nga pengesat kryesore mbetet kërkesa e Moskës që Ukraina të tërheqë trupat nga i gjithë rajoni i Donetskut në lindje të vendit. Kievi e kundërshton këtë kërkesë, duke refuzuar të braktisë zonën e fortifikuar dhe duke kërkuar garanci konkrete për sigurinë e saj në të ardhmen. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi bisedimet e së martës si “shumë produktive”, duke shprehur dëshirën e Uashingtonit për të zgjeruar procesin diplomatik, potencialisht edhe me përfshirjen e vendeve evropiane.

 

Edhe Jared Kushner bëri thirrje për krijimin e një kuadri të ri sigurie që do të përfshinte Ukrainën, Rusinë dhe Evropën. Sipas një burimi nga delegacioni rus, përfundimi i luftës është vetëm një pjesë e procesit, ndërsa synimi përfundimtar duhet të jetë krijimi i një arkitekture të re sigurie për të gjithë kontinentin evropian. Nga ana tjetër, një burim ukrainas i tha AFP-së se palët kanë pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Kievi kërkon që diskutimet për një arkitekturë të re sigurie të zhvillohen pasi të ndalen luftimet dhe të sigurohen garancitë për Ukrainën, ndërsa pala ruse kërkon një qasje të ndryshme.

Një tjetër çështje e rëndësishme për Kievin është mbështetja afatgjatë financiare. Ukrainës i nevojiten të paktën dhjetë vite financim për të mbajtur një ushtri prej rreth 800 mijë ushtarësh dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar nga lufta. Megjithëse bisedimet vijojnë, çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë mbeten pengesat kryesore në rrugën drejt një marrëveshjeje mes palëve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.