Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar në Gjermani Leander Veizi, u gjet i pajetë në banesën e ... “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo... “Kosova nuk është Serbi!”/ Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin Piranjat investigojnë skemën e paligjshme, arrestohen dy 22-vjeçarët që falsifikonin dokumente të BE-së DETAJE/ Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanj... Bardhi: PS po zvarrit Reformën Zgjedhore, të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR
BOTA

Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit

Kriza që ka përfshirë kompaninë e dytë më të vlerësuar në botë “Nvidia” po thellohet, pasi rreth 430 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e saj në treg

P
Piranjat11 November 2026, 13:00 · 2 min lexim
Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera

Kriza që ka përfshirë kompaninë e dytë më të vlerësuar në botë “Nvidia” po thellohet, pasi rreth 430 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e saj në treg që kur janë ngritur dyshime se mund të jetë përfshirë në një skandal spiunazhi.

Gjatë natës të së martës Nvidia ka njoftuar se ka angazhuar një ish-prokuror të lartë federal për të ndihmuar në hetimin e marrëdhënies së drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, me një grua të dyshuar si spiune kineze.

Alice Huang, ish-drejtuese e një kompanie të inteligjencës artificiale me bazë në Singapor, është në qendër të një skandali të dyshuar spiunazhi kinez, pas

Bordi drejtues i kompanisë ka angazhuar Joon H. Kim, ish-prokurorin në detyrë të Distriktit Jugor të New Yorkut, si dhe studion e tij ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, për të zhvilluar një “hetim të plotë dhe të pavarur”.

Wachtell është një nga studiot më të njohura ligjore në fushën e korporatave. Në vitin 2022, Twitter e ka angazhuar atë për ta detyruar Elon Muskun që të përfundonte blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë.

Studioja ka përvojë në këshillimin e kompanive të mëdha për çështje si bashkimet dhe qeverisja korporative.

Tashmë, ajo do të hetojë rrethanat e marrëdhënies së Huangut, që dyshohet se ka qenë me Alice Huang, drejtoreshën e kompanisë Megaspeed, një prej klientëve të Nvidias, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është spiune kineze.

Kina e ka mohuar përfshirjen në rast, duke e quajtur atë “shpifje”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.